Ushtria izraelite godet objektiva në Liban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka goditur disa objektiva në Liban duke përdorur helikopterët e saj luftarakë. Megjithatë, njoftimi i ushtrisë izraelite nuk jep detaje të mëtejshme mbi natyrën e objektivave që goditi.

Sulmet ajrore izraelite ndaj objektivave libaneze vijnë pas infiltrimit të disa personave të armatosur në veri të Izraelit nga Libia. Më herët, ushtria izraelite tha se trupat e saj arritën të vrasin disa të infiltruar të armatosur.

Ndërkohë, sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve ‘NNA’, shefi i ushtrisë libaneze, Joseph Aoun dhe komandanti i misionit paqeruajtës i OKB-së (UNIFIL), Aroldo Lazaro, diskutuan situatën përtej kufijve jugor libanez.

Nuk u dhanë më shumë detaje për takimin e zhvilluar në Bejrut.

Situata në zonat kufitare mes Izraelit dhe Libanit mbetet e rrezikshme, pasi luftimet mes Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza po intensifikohen.

Të shtunën, grupi i rezistencës ‘Hamas’ me bazë në Gaza nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Grupi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.

Ushtria izraelit në hakmarrje nisi një operacion kundër grupit ‘Hamas’ në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se mes luftimeve të vazhdueshme numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 560, ndërsa numri i personave të lënduar është rritur në 2.900.

Ndërkohë, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, të paktën 800 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.300 të tjerë janë plagosur në luftime./I.S

Të fundit

Veliaj ironizon analistët: Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë

Mbrëmë, televizionet e opozitës, duket se i kishin koordinuar mirë emisionet e tyre, duke ftuar në studio analistë e...

Ngjela tregon pse po vonohet arrestimi i Metës, ja informacionet që e kanë çmendur

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Ngjela shprehet se çmenduria e ish-presidentit Ilir...

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, PS nuk shkon sërish në mbledhje

Puna e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka ngecur pasi palët nuk po gjejnë dakordësinë. Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë...

“2 burra dolën nga një mikrobus”, Rajmonda Bulku rrëfen si nisi karriera në kinematografi

Historia e zbulimit të Rajmonda Bulkut si aktore është sa e bukur, aq edhe e veçantë. Ylli i kinematografisë shqiptare tregon se para shumë...

Begaj vizitë në Kalabri, takime me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet italiane

Presidenti Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”. Kreu i Shtetit ka parashikuar një seri...

Lajme të tjera

Web TV