Skema e re e pensioneve, ja si pritet të funksionojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar ndryshime në reformën e pensioneve, të cilat do të jenë gati deri në fund të vitit. Burimet nga entet që po punojnë për reformat pohuan se ndryshimet që po diskutohen përfshijnë uljen e viteve me kontribute për pension të plotë dhe pension minimal, uljen e masës së kontributit, ndryshimin e indeksimit duke favorizuar pensionet e ulëta, krijimin e skemave private për profesionistët, etj. Emanuel Salinas, Menaxheri i Zyrës së BB në Shqipëri, në një intervistë të posaçme për “Monitor”, tha se propozimet finale do të jenë këtë vit dhe mbështeten në katër kritere kryesore. Të gjitha ndryshimet e hedhura për diskutim.

Skema e pensioneve, në vitin e dhjetë të zbatimit të saj, paraqet nevojën për ndryshme themelore si rrjedhojë e zhvillimeve demografike, ku popullsia kontribuuese po pakësohet më shumë se parashikimet dhe numri i përfituesve po rritet. Qeveria dhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë analizuar disa opsione, të cilat do të jenë gati këtë vit. Nëpërmjet tyre synohet të korrigjohen defektet që dolën nga zbatimi i reformës së vitit 2014, duke garantuar në të njëjtën kohë edhe qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të skemës dhe të ardhurat e pensionistëve.
Ndryshimet që po diskutohen pritet të marrin në konsideratë uljen e viteve me kontribute për pension. Burime nga entet publike, që janë përfshirë në diskutim për reformën e pensioneve, pohuan “Monitor” në kushtet e konfidencialitetit disa nga opsionet që po diskutohen, ndër to ka propozime për uljen e masës së kontributit.

Në diskutim është edhe forma e indeksimit të pensioneve, ku një alternativë mund të jetë edhe rritja në të njëjtën përqindje e pensioneve si paga mesatare.

Reforma synon të forcojë elemente të tjera të ndihmës ekonomike për pensionistët që përmbushin kushtet për pension. Në diskutim është rritja e pensionit social me shkallën e varfërisë relative.

Lexo edhe :  Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024

Gjithashtu, ndryshimet do të marrin në konsideratë zhvillimin e skemave private, duke ofruar stimuj për profesionistët dhe të vetëpunësuarit.

Skema e pensioneve rurale gjithashtu është pjesë e rishikimit si në drejtim të kontributeve dhe përfitimeve, pasi pjesa më e madhe e pensionistëve të varfër janë aktualisht në zonat rurale.

Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.
Risia tjetër ishte rritja e normës së kontributit për zonat rurale, duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të zonave urbane deri në vitin 2017.

Teksa vitet e punës për pension u rritën me reformën e vitit 2014, shumica e pensionistëve jo vetëm që nuk plotësojë kriteret për pension të plotë, por vit pas viti ata që dalin në pension kanë më pak vite pune me kontribute dhe marrin pagesa më të ulëta se pensioni mesatar.

Më 2014 kishte 460,736 pensione pleqërie dhe 28% e tyre morën pagesa të pjesshme, ndërsa vitin e kaluar, gati 50% e totalit të pensioneve të pleqësisë ishin të pjesshme.

Shumica e pensionistëve po përfundojnë me pagesa mujore afër pensionit minimal dhe atij social.

Personat që dolën në pension gjatë vitit 2023 morën pagesë mesatare rreth 15,569 lekë, vlerë kjo 15% më e ulët se pensioni mesatar për të gjithë pensionistët.

Ekspertët që po punojnë për reformën pohuan se pritet të ketë ndryshime në llogaritjen e pensionit minimal dhe pensionit social që tani janë në nivele të njëjta./e.t

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV