‘Perla e Mesdheut”: Sa kushtoi fushata mediatike për promovimin turistik të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të shtatorit, anëtarë të kabinetit qeveritar u mblodhën në kinema “Millennium” për premierën e dokumentarit “Thesaret e Adriatikut- Shqipëri” të historianes dhe autores së njohur britanike, Bettany Hughes.

Në ceremoninë që i parapriu shfaqjes, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e konsideroi atë “një promovim tjetër i Shqipërisë”, ndërsa ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro theksoi që dokumentari ishte shfaqur në BBC dhe priste që të arrinte edhe ‘miliona e miliona shikues’.

Ajo që nuk u tha për publikun ishte fakti që dokumentari “Thesaret e Adriatikut” ishte pjesë e një fushate të Ministrisë së Kulturës për promovimin mediatik të turizmit këtë sezon veror dhe u mbështet me një fond prej 28.7 milionë lekësh.

Dhe nuk ishte i vetmi.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit i thanë BIRN në përgjigje të kërkesave për të drejtë informimi se kishin shpenzuar rreth 61 milionë lekë së bashku për promocionin mediatik të turizmit brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës 2022-2023.

Përveç dokumentarit të shfaqur në BBC, Ministria e Turizmit tha se kishte mbështetur me 8 milionë lekë Fondacionin “Dritan Hoxha” për realizimin e emisionit “Pushime on Top 2023” dhe me 4 milionë lekë qendrën “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga për realizimin e një cikli promovues me titullin “Shqipëri, ku tjetër!”.

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Turizmit i tha BIRN se si institucion përgjegjës për promovimin e Shqipërisë, kishte mbuluar shpenzimet për akomodim dhe ushqim të blogerëve, gazetarëve dhe stafeve të produksionit që kanë promovuar Shqipërinë në vende të ndryshme si Francë, Gjermani, Serbi me një vlerë prej rreth 2.3 milionë lekësh në total.

Gjithashtu, Agjencia tha se kishte shpenzuar 7.7 milionë lekë për promovimin e aplikacionit “TEA- Tourism of Events Albania” si dhe 10.2 milionë lekë për pjesmarrjen në ITB Berlin – një ndër panairet më të mëdha të turizmit në botë.

Sipas Agjencisë, zbatimi i politikave të marketingut në fushën e turizmit kishin si qëllim “krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar”.

Dikur vendi më i izoluar i Europës, Shqipëria u kthye në një destinacion popullor turistik këtë verë, ndërsa dhjetra artikuj për “perlën e panjohur të Mesdheut” qarkulluan në mediat ndërkombëtare. Artikujt u shpërndanë më pas në faqet në Facebook të kryeministrit Edi Rama, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Sipas Ministrisë së Turizmit, 8.3 milionë vizitorë të huaj e frekuentuan Shqipërinë gjatë 9 muajve të parë të vitit – një sukses që sipas një interviste të ministres Kumbaro për gazetën italiane “La Repubblica”, nuk ishte shpenzuar ‘asnjë cent’ për promovim mediatik.

Promovimi përmes emisioneve televizive, platformave sociale apo fushatave të marketingut janë një praktikë e zakonshme e promovimit turistik të një vendi dhe sipas ekspertëve të turizmit, edhe një nga faktorët e suksesit turistik të këtij viti. Faktorë të tjerë konsiderohen bukuritë natyrore ose kostoja ende e ulët.

Lexo edhe :  ''Urime për gjithçka keni arritur''/ Cameron: Premtoj se do të vij përsëri

Megjithatë, nevojitet një analizë e hollësishme për të kuptuar ndikimin e strategjisë së ndjekur me promovimin.

“Ministria duhet të monitorojë vazhdimisht performancën e fushatave dhe të përshtasë strategjinë në bazë të rezultateve për të arritur sukses në promovimin e turizmit në Shqipëri,” tha Albana Çule, eksperte në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik dhe rural.

E njëjta gjë vlen sipas saj dhe për aplikacionet apo panairet.

“Efikasiteti i panaireve varet nga se si është prezantuar Shqipëria, se si janë siguruar kontaktet dhe marrëveshjet, dhe se sa janë të bindur operatorët për të ofruar paketa turistike në Shqipëri,” përfundoi Çule.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

  • Dokumentari “Thesaret e Adriatikut, Shqipëri”    28.705.002 lekë.
  • Projekti i Fondacionit “Dritan Hoxha” në vlerën 8.000.000 lekë.
  • Projekti i Qendrës “Dritare” në vlerën                 4.000.000 lekë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit

  • Realizimi i emisionit për Shqipërinë me fokus turizmin                                         114,330 lekë
  • Udhëtim gazetarësh, publicist, fotografë.. mbi promovimin në tregun gjerman  464,647 lekë
  • Kompania D18 Francë, dokumentar “Shqipëria, perla e Mesdheut”                       403,725 lekë
  • Gazetarë me qëllim promovimin në tregun gjerman në “Radio GONG”                 288,651 lekë
  • Blogerë serbë për promovimin e Shqipërisë                                                            185,120 lekë
  • Grup gazetarësh, ekspertësh gjermanë “Promovimi i Shqipërisë Post-Covid-19”    40,000 lekë
  • Gazetarët e huaj pjesmarrës në panairin “ITE Days”                                                457, 000 lekë
  • Tur operatorët gjermanë nga DRV                                                                          364,000 lekë
  • Promovimi i aplikacionit TEA – Tourism of Events Albania                                       7,740,000 lekë
  • Pjesmarrja në panairin ITB Berlin                                                                            10, 278, 546 lekë

Marrë nga BIRN/   S.M

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

Skënderbeu mposht Vllazninë në sfidën për vendin e tretë, shkodranët në Conference League

Skënderbeu është fitues i takimit për vendin e tretë të renditjes në Kategorinë Superiore, pas triumfit ndaj Vllaznisë në “Final Four”, megjithatë në Conference...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Lajme të tjera

Web TV