ZARA ka publikuar fushatën e re (më 9 dhjetor), e cila ka ndezur zemërimin e shumë njerëzvë në rrjetet sociale, veçanërisht mbështetësit e Palestinës, në luftën mes Hamasit dhe Izraelit në territorin e Rripit të Gazës.
Marka e veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve e ka fshirë fushatën nga rrjetet sociale, por kjo s’i ka ndalur njerëzit të bëjnë reagimet e tyre të ashpra.
Pse ka nisur gjithë kjo zemëratë? Kolesioni i ri i ZARA-s ka promovuar veshjet e lëkurës ndërsa në sfond është një trup i lidhur, njësoj si ai i një fëmije që kishte mbetur viktimë e sulmeve izraelite nëpër spitale dhe mbahej nga e ëma e tij, e cila qante me dënesë.
Gjithashtu, modelja qëndron në një kuti të drunjtë, e ngjashme me disa nga arkivolet që përdoren në besimin islam.
Një tjetër detaj i fushatës është edhe harta e Palestinës, ndërkohë që vërdallë ka gurë dhe trupa të lidhur, duke treguar gjendjen alarmante që po ndodh në Gaza.
Menjëherë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë akuzuar markën se jo vetëm që po mbështet gjenocidin, por edhe po lavdëron vrasjen e civilëve, duke treguar në fushatë kufoma, trupa dhe duke rikrijuar pamjet nga shkatërrimet e qytetit të Gazës.
Njerëzit mendojnë se kjo nuk është aspak një rastësi dhe bëjnë thirrje që blerësit ta bojkotojnë ZARA-n. Nëse klikon në TikTok hashtag-un #zaranewcampaign do të hasesh me mijëra video që kanë reagime të ndryshme mbi fushatën./E.Ç