Humb jetën 18-vjeçari në vendin e punës/ Mjekët e cilësojnë vdekje natyrale, vijon hetimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 18-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Ferizaj, në vendin e punës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike, duke njoftuar se i riu teksa ishte duke punuar i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë, rreth orës 15:30.

Në raportin 24 orësh policia këtë vdekje e ka cilësuar si të dyshimtë, edhe pse sipas mjekëve të qendrës mjekësore në Ferizaj, i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Sipas policisë, ky rast është nën hetim.

“Ferizaj 11.12.2023 – 15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë./O.S

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV