Si të përmirësoni shëndetin mendor me këto 5 aktivitete fizike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm që stërvitja është një nga mënyrat më efektive për të mbajtur trupin në formë, por njëherësh është një strategji për të përmirësuar humorin. Ushtrimet e rregullta si ecja ose joga mund të lehtësojnë simptomat e përditshme të depresionit dhe ankthit.

Pse duhet të ushtroheni për të përmirësuar shëndetin mendor? Ushtrimi ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj. Kur themi ushtrime, nuk kemi parasysh vetëm të shkuarit në palestër dhe bërja e ushtrimeve të forcës

Përfitimet në shëndetin mendor:

-Përmirësim i fizikut
-Humor më i mirë
-Ulje e simptomave të depresionit dhe ankthit
-Reduktimi i simptomave të ADHD (defiçiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv)
-Vetëvlerësim më i lartë
-Rritje e vetëbesimit
-Ndjenjë krenarie

Por, cilat janë pesë llojet e aktiviteteve fizike që kanë më shumë ndikim në shëndetin mendor dhe përmirësimin e këtij të fundit:

#1 Ecja

Për shumë njerëz, ecja është ushtrimi i duhur për shëndetin mendor. Nuk kërkon shumë angazhim dhe mund ta bëni kudo. Studimet tregojnë se vetëm 15 minuta në ditë ecje mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit me 26%.

#2 Vrapi

Truri ynë prodhon më shumë endorfinë kur vrapojmë. Studimet kanë zbuluar se vrapimi në natyrë është një alternativë efektive trajtimi ndaj ilaçeve kundër depresionit. Vrapimi i vazhdueshëm e bën më të lehtë procesin e fjetjes, një gjumë më cilësor që janë thelbësore për uljen e simptomave të ankthit dhe depresionit.

#3 Ushtrimet e forcës

Provoni stërvitjen e forcës nëse doni ndërtim të muskujve, teksa njëherësh shëroni shëndetin tuaj mendor. Kjo mund të ulë rrezikun e zhvillimit të depresionit ose të lehtësojë simptomat ekzistuese.

#4 Joga

Joga jo vetëm që ndihmon në lëvizjet e trupit, por ju jep një shans për të reflektuar dhe medituar. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se është një nga ushtrimet më të mira që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor.

Lexo edhe :  Mënyrat e shëndetshme për të pirë ujë me limon

#5 Kërcimi

Kjo metodë është një tjetër mundësi ushtrimesh që mund të reduktojë ndjeshëm ankthin dhe të rrisë vetëvlerësimin. Ashtu si joga, ju mund të zgjidhni llojin e kërcimit që do të bëni dhe që ju bën të ndiheni më mirë./E.Ç

Të fundit

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe...

Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e...

Kanye West sulmon fizikisht një burrë, sepse i ngacmoi të shoqen

TMZ ka zbuluar se Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim...

Meta probleme me drejtësinë? Analisti thumbon ish-presidentin:Pa qenë i pandehur nga SPAK

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë. Në një intervistë televizive, Minxhozi u...

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga Buxheti i shtetit. Aplikimet mbyllen...

Lajme të tjera

Web TV