Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Përgëzoj në veçanti shqiptarët jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera.

Presidenti ndau në faqen e tij zyrtare në Facebook vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj.
Zoti Begaj përgëzoi në veçanti shqiptarët që ndër vite jetojnë jashtë vendit, prindërit dhe mësuesit, të cilët, krahas bashkëjetesës me kulturat e popujve të ndryshëm në shtetet ku jetojnë, arrijnë të ruajnë gjuhën amtare si identitet kombëtar.

“Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit tonë kombëtar. Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”, – shkruan Presidenti në Facebook.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare Presidenti Begaj shpërndau dhe një material filmik, ku fëmijë, lindur e rritur në shtete të ndryshme të botës, interpretojnë vargjet e poezisë “Gjuha Shqype” të Ndre Mjedës.

/O.S

 

Të fundit

Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë

Prej më shumë se 24 orë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës,...

“Nuk jemi në plazh!”/ Gazetaret sportive në qendër të kritikave për veshjet provokuese

Disa nga prezantueset më të njohura të DAZN Italy, Eleonora Incardona, Giusy Meloni, Diletta Leotta dhe Marialuisa Jacobelli janë bërë virale për paraqitjet e...

Shitet për 5.5 milionë $ rezidenca luksoze e stilistit të famshëm Karl Lagerfeld

Rezidenca luksoze e shekullit të 19-të që i përkiste mjeshtrit të ndjerë të modës së lartë Karl Lagerfeld u shit në ankand për 5.5...

VIDEO-ekskluzive/ Zbatimi i urdhrit të Ramës, shembet lokali te zona e Shallvareve

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, kanë nisur aksionet konkrete në terren. Një prej...

Pas Vlorës, aksioni për lirimin e hapësirave publike nis edhe në Durrës

Pas zbarkimit të kryeministrit Edi Rama në Vlorë dhe deklaratave të tij të forta për lirimin e hapësirave publike, një aksion i ngjashëm ka...

Lajme të tjera

Web TV