Shpërthimi në Lushnje, reagon Balla: I biri i viktimës është plagosur rëndë, Bujar Çela..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Lushnje ku mbetën të plagosur 8 persona dhe ndërroi jetë një tjetër.

Balla u shpreh se manovratori i vinçit ka mbetur viktimë pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.

Ai zbuloi se i plagosur rëndë ka mbetur edhe i biri i tij, i cili ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.

Sa i përket gjendjes së deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por ajo është izoluar pas trajtimit në spital.

Sipas të dhënave paraprake vinçi që po kryente punimet ka bërë kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt dhe për këtë shkak ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës.

Bujar CCela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të palgosur që janë pranë Traumës”, tha Balla./O.S

Të fundit

Mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij...

CO2 shënon një rritje 10 herë më të madhe në 50 000 vitet e fundit

Shkalla e rritjes së dyoksidit të karbonit atmosferik është aktualisht 10 herë më e shpejtë se në çdo kohë në 50 000 vitet e...

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024

Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet 93.5 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Juli apo Meritoni? Ja cili nga banorët shpallet finalisti i dytë i BBV3

Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP. Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale...

Lajme të tjera

Web TV