PE kritika të forta Greqisë për Belerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos kritikoi autoritetet greke për politikën bllokuese në procesin integrues të vendit. Duke iu referuar ndërhyrjes së tyre për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, Santos ishte e ashpër teksa deklaroi: “Nëse të gjitha vendet do të vepronin si Greqia kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme”.

Çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbahet përkohësisht peng nga Greqia për shkak të situatës së fundit në Himarë ku u arrestua kryetari i zgjedhur Fredi Beleri. Pavarësisht qëndrimeve të Athinës Zyrtare e cila ka ndërhyrë në një shtet tjetër në çështje drejtësie, kjo nuk është konsideruar aspak normale nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Santos tha se është e keqardhur në lidhje me këto deklarata, e shtoi se kjo është një çështje që momentalisht u përket organeve të drejtësisë. “Nëse të gjitha vendet do të vepronin si Greqia kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme”, tha Santos. Raportuesja për Shqipërinë theksoi se po e ndjek çështjen me mjaft vëmendje. “Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore ndaj duhet të presim vendimin e gjykatës. Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen, jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të themë është se po pres për vendimin”,tha Santos në Tiranë. Pavarësisht vetos, Santos u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë në miratimin e reformave, duke vendosur theksin tek ajo elektorale. “Partia në pushtet dhe opozita duhet të gjejnë konsumin minimal për këtë ecur përpara me këtë reformë në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Nëse kjo reformë nuk do të mundësohet, të gjithë do të jenë fajtor”, shtoi ajo. Pesha e fajit për palët politike në vend mund të rëndohet edhe më shumë pasi Europa po shkon në zgjedhje, dhe raportuesja nuk e shprehu drojën se parlamentaret europianë mund të prodhojnë një realitet tjetër politik.

Lexo edhe :  Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Sjellja e partive ne Kuvend

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se Shqipëria duhet të vijojë Reformat demokratike. Ndalur tek zhvillimet në Kuvend, Santos tha se duhet të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë. “Vendi të mos ndalet në kryerjen e reformave  Nuk kemi arsye të ndaleni. Është mirë që mes faktorëve politikë është ndërtuar një konsensus mjaft i gjerë. Është mirë të ndërpriten debatet politike që nuk ndihmojnë asgjë. Ti vëmë fre qasjeve egoiste e të përqëndrohemi tek procesi i anëtarësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve në vend”, tha Santos.

Reforma Zgjedhore

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabela Santos në konferencën për mediat foli dhe lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore, teksa koha kalon dhe konsenus mes palëve nuk ka. “Në vendin tim thuhet që duhen dy veta për tango, për dialogun duhen dy veta. Faji nuk është te njëra palë. Kur ka mosmarrëveshje apo diçka që nuk ecën, faji është i dy palëve. Jemi ende në kohë, mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur përpara në kohë për zgjedhjet e 2025. Të gjithë e kuptojnë se cilat konkluzionet e gjykatës në këtë vend sa i takon proceseve zgjedhore. Nuk është momenti për të thënë e ka fajin njëri apo tjetri. Jemi ende në kohë për konsensus për të ecur para. Nëse nuk është e mundur të gjithë do të kenë faj për këtë”, tha Santos.

Zonat e mbrojtura

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së Isabel Santos në një konferencë për mediat në Tiranë tha se BE do të ndjekë nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. “Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për tranparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Integrimi i pakicave është po kaq i rëndësishme është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po eruan vendin në sferën globale”, tha Santos./kb

Të fundit

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV