‘1 Prilli’, çfarë është Dita e Gënjeshtrave dhe prejardhja e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë është kjo ditë dhe nga e ka prejardhjen? Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve. Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.

Cilat është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?
BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba. Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj./e.t

Të fundit

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas...

Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan Shenjtërinë e tij, Papa Francesku. Kjo është hera...

Pse kafeja është një zgjedhje e mirë kundër rrudhave të fytyrës

Njerëzit e fiksuar pas kujdesit për lëkurën mund të shtojnë një hap të ri në rutinën e bukurisë: të pinë një filxhan kafe të...

E rëndë/ 41-vjeçarja bie nga kavo e ‘zipline’ mbi parkun piktoresk, humb jetën (Foto)

Një grua ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon ‘zipline’ nga ku po rrëshkiste në parkun Bitto në...

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, refuzohet kërkesën e Ergys Arrazit

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar leje për...

Lajme të tjera

Web TV