Greqia i kërkoi të anulojë vizitën në Athinë, kryeministri Rama paralajmëron vendin fqinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht nga qëndrimet e palës greke të cilët i kërkuan të anulojë vizitën, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka kujtuar të gjithë bashkatdhetarët në Greqi, se në 12 maj do të jetë në Athinë.

Ai do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

“MIRËMËNGJES, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

Athina është etapa e parë e turit që kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani.

Mediat nga Greqia kishin paralajmëruar se qeveria e këtij vendi kishte kundërshtuar ardhjen e kryeministrit shqiptar, për shkak të raporteve të acaruara mes dy shteteve. Një burim tha se Ramës i është kërkuar të shtyjë vizitën pas datës 9 qershor kur në Greqi, sikurse dhe në vendet e tjera të BE do të votohet për Parlamentin Europian. Pas Athinës, më 26 maj Rama do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe në 16 qershor në Duseldorf. Një nga arsyet e këtij turi është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.

Pak ditë më parë, gazeta greke “Kathimerini”, shkruante se vizita ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare dhe lidhet më shumë me frikën se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian. Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Lexo edhe :  Rama: Ditën që Albini shpalli fushatën kundër qeverisë time, hëngri makarona me mua

Kathimerini, shkruante se i referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kryeministria nuk pati ndonjë reagim për kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane./e.t

Të fundit

Djersitja e tepërt, disa mënyra për të kontrolluar procesin më të sikletshëm të verës

Një nga proceset më të sikletshme me rritjen e temperaturave, është djerësitja. Edhe pse funksioni i saj i parë...

Qeveria heq dorë nga PPP/ Miratohet vendimi, kalon në shtet prodhimi i pullave fiskale

Që prej 1 janarit të vitit 2025 prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti. Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin  që...

Studentët po tkurren me shpejtësi/ 2022-23, diplomat “Bachelor” rënie vjetore me 13.8%

Numri i diplomave në sistemin universitar shënoi rënie drastike në vitin akademik 2022-2023, duke sinjalizuar se ekonomia e vendit do të përballet me mungesë...

Carlo Conti, prezantues dhe drejtor artistik i Sanremo 2025 dhe 2026

Carlo Conti do të jetë drejtori i ri artistik dhe mikpritësi i Festivalit të Këngës Italiane në Sanremo për dy vitet e ardhshme. Lajmi është...

Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, gjykata e Apelit merr vendimin për gjyshin

Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj, nga masa arrest në burg,...

Lajme të tjera

Web TV