Shqipëria 2030/ Rama vendos në “testim” kryebashkiakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një takim që pati me kryebashkiakët ka kërkuar siguri për turistët dhe cilësi. Në eventin “Safe stay in Albania”, Rama tha se vetëm në vitin 2023 ishin arkëtuar 402 miliardë lekë, ndërsa thekson se deri në vitin 2030 do të kemi kapur shifrën e 20 milionë turistë. Megjithatë krerëve të bashkive në vend, veçanërisht në zonat turistike, u ka lënë “afate” dhe testim për punën që do të bëjnë.

 Shqipëria ka shënuar një bum vizitorësh përgjatë viti 2023 duke futur në buxhetin e shtetit rreth 4.2 miliardë euro dhe duke e vënë vendin tonë në një tjetër stad turizimin. Megjithatë fluksi i vitit të kaluar mund të përsëritet edhe këtë vit, por ka edhe rrezikun e uljes. Turistët që vijnë nga vende të ndryshme të botës e kanë parë Shqipërinë si destinacion interesant, si për klimën, ashtu edhe për kulinarinë apo mikpritjen. Por sikurse ka favore ardhja e tyre, do të ishte dështim dhe prishje imazhi nëse do kishte një lloj zhgënjimi prej tyre, ndryshe nga reklamimi i madh që është bërë për vendin tonë, veçanërisht vitin e kaluar. Sipas kreut të qeverisë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, sa i takon turizmit është që Shqipëria të arrijë numrin e 20 mln turistëve. Këtë ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë eventit “Safe stay in Albania”, duke nënvizuar se Shqipëria është në Champions League-n e turizmit. “Kemi një vend që e ka të shtrirë në harkun e të 365 ditëve të vitit, aktivitetin që lidhet me turizmin. Në periudhën e parë të këtij viti jemi përballur me një rritje befasuese të nr të vizitorëve të huaj, që në janar-shkurt-mars është 65% më i lartë. Vetëm marsi është mbi 90% më i lartë. Jemi përballë një zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numri të turistëve që zhgënjen të gjitha pritshmëritë më optimiste. Më kujtohet që në një takim me operatorët turistik në Durrës, ata shpreheshin shumë të kënaqur që shifra e vizitorëve të huaj në Shqipëri kishte arritur 5 milion. Unë thash që pas 5 vjetësh mos u çudisni që do shkojmë 10 milion”, tha Rama. Sipas kryeministrit këto të ardhura të arkëtuara nga turizmi i huaj kanë shkuar tek familjet shqiptare. Po ashtu, Rama nënvizoi se djemtë e vajzat shqiptare që punojnë në turizëm kanë më pak taksa se të rinjtë në Greqi, ndërsa i ftoi ata që të punojnë në industrinë vendase të turizmit. “Ne kemi përfituar nga turizmi vitin e kaluar 4.2 miliardë euro. Këto para kanë shkuar tek familjet shqiptare. Është rritur numri i familjeve në qytete bregdetare, që japin me qira apartamentet e tyre. Shumë turistë iu drejtohen shtëpive. Kjo është një para që nuk është prekur asnjë cent e shkon tek familjet. Nuk është ky momenti që familjet të cenohen me taksa. Këto janë të ardhura të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Djemtë dhe vajzat në Shqipëri kanë taksa më të ulëta sesa në Greqi. Kemi hyrë në Champions League e konkurrencës në turizëm dhe ky është sa një moment historik, aq edhe sfidash të gjithanshme. Ne kemi hyrë në Champions, por duhet të mbetemi në Champions, Italia, Greqia, Franca, Spanja, Kroacia, Sllovenia nuk bien nga Champions, nuk shkojnë në kupën UEFA”, është shprehur Kryeministri Edi Rama. ai ka kërkuar nga operatorët e shërbimit por jo vetëm që këtë turizëm ta konsolidojnë duke e bërë gjithmon e më konkurues. “Ne nuk e kemi të konsoliduar kupën tonë, duhet ta konsolidojmë, por të jemi çdo vit e më konkurrues. Të gjithë të rejat e të rinjtë që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmi, ose ikin jashtë për të punuar në sektorin e turizmit “çfarë kërkoni atje? Pse rrini atje?” Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar dhe ju që jeni punonjës të kualifikuar, pse e lini këtë boshllëk”, tha ai.

Lexo edhe :  Pr.rezolutën e PS/ Mungon Gazment Bardhi, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet

Punësimi

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek punësimi, kur vjen puna tek turizimi. Ai ka këkruar të rinjve që ti bashkohen stafeve të hotelerive edhe pse jo të bëhen pjesë e sipërmarrjeve privare për akgro-turizmin. “Sikundër them të tjerëve që historinë e pagave e dëgjojnë nga muhabetet, ta provojnë të shkojnë të trokasin tek dyert e hoteleve të infrastrukturës turistike dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi. Por mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë, me mundësinë e punësimit nesër e pasnesër duke marrë parasysh se sa investime janë në procese miratimi nga kërkesat e sipërmarrjes private, në Tiranë, vijën bregdetare, edhe më gjerë kur vjen puna për agro-turizimin apo hoteleri të nivelit të lartë”, ësgtë shprehur shefi i qeverisë. Ai tah se gjithë investimet në turizëm kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. “Të gjitha ato investime kanë nevojë për njerëz të kualifikuar, vitet në vijim do të tregojnë se Shqipëria falë kësaj fuqie që po merr nga turizmi do të ketë kapacitetin të paguajë në industrinë e turizmit punonjës të kualifikuar pa asnjë ndryshim nga vendet e rajonit. Do të ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm sepse do të ketë mundësi ta bëjë, do të ketë të ardhura shumë herë më të mëdha që ka sot”, deklaroi Rama.

Kërkesë ministrave dhe kryebashkiakëve

Kryeministri Edi Rama duke folur për natyrën e bukur që vet Shqipëria ka, ai ka kërkuar nga menaxherët që ta kthejnë turizmin në një turizëm cilësor. Punën e nisi nga siguria, temë të cilës i dedikoi një konferencë të posaçme, me synimin që vendi të kthehet në një atraksion mikpritës dhe i sigurt. “Siguria duhet të jetë simboli i sezonit turistik. E kam përsëritur nuk duhet të synojmë turizëm masiv. Duhet të qëndrojmë në Champions League. Shqipërinë zoti e ka bërë të dielën”, është shprehur Rama.

Aerporti i Gjirokastrës

Në muajin maj do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës. Kryeministri Rama tha se ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut, ndërsa korriku hapet edhe segmenti Thumanë-Kashar. “Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut”, tha Rama. Me 2.79 milionë banorë Shqipëria rendit si i vetmi vend në botë që ka edhe në projekt ndërtimi 4 airporta.

 

 

 

Të fundit

U përfolën se ishin ndarë/Jennifer Lopez e Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

Prej disa ditësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis këngëtares Jennifer Lopez dhe aktorit...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet në Belgjikë rivali i Ervis Martinajt (Emri)

Në kuadër të operacionit të spak pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge është bere e mundur arrestimi i Leonard Dukës. Ndaj...

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, takime me kryetaren e bashkisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e...

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK

Profesori i njohur, Ervin Karamuço ka treguar detaje të forta lidhur me megaoperacinonin e djeshëm të SPAK për personazhe të njohura të botës së...

8 konservat më të mira për humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV