Ligji për mjekët, ulet në 3 vite puna e detyruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka hedhur për konsultim publik ndryshimet për ligjin për mjekët, ku ka reflektuar vendimin e Gjyktës Kushtetuese që e rrëzoi pjesërisht këtë ligj, duke reduktuar detyrimin për të punuar për pesë vite në Shqipëri, në tre vite.

Por studentët e Mjekësisë thonë se ashtu si vitin e shkuar, ministria nuk ka marrë parasysh mendimin e tyre, duke paralajmëruar edhe për protesta.

Mikel Seferi, student i Mjekësisë: Momentin që Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin pse ministritë përkatëse nuk i ftuan studentët për të bërë takime dhe për të diskutuar se si ne mund t’i mbajmë studentët e Mjekësisë në Shqipëri. Çdo përpjekje apo çdo tentativë për të na injoruar në vazhdim do të ketë përgjigje po ashtu si një vit më parë. Protesta nuk përjashtohet asnjëherë.

Sipas studentëve ata janë duke diskutuar edhe për ndjekjen e hapave ligjore.

Mikel Seferi, student i Mjekësisë: Ne tashmë jemi në bisedim e sipër me avokatët tanë dhe jemi drejt përfundimit të një drafti ligjor për ta çuar çështjen në gjyakatë edhe mbase Ndërkombëtare. Mbajtja peng e diplomës një dhe puna e detyruar dy nuk janë mënyra optimale edhe as ideale për të mbajtur mjekët në Shqipëri.

Në draftin e përgatitur nga ministria e Arsimit, i cili do jetë i hapur për konsultim publik deri më 29 Maj, propozohet ulje e viteve të detyrimit për të punuar në Shqipëri nga 5 në 3 vite për studentët e vitit të parë. Për studentët nga viti i dytë në të katërtin propozohet detyrimi në 2 vite nga 3 që ishte më parë ndërsa për vitet e pesta dhe të gjashta do të ketë vetëm 1 vit detyrim pune në institucionet shëndetësore publike.  Po ashtu ndryshime ka patur edhe neni 6 për punësimin e tyre.

Lexo edhe :  “Unë i kam 50 milionë euro?”/ Deputeti zbulon mesazhin kërcënues që mori kreu i SPAK

Në draft thuhet se Mjeku merr vendimin për punësim brenda 3 muajve nga lindja e së drejtës. Nëse punësimi i tyre nuk do të kryhet brenda afateve, mjekët e rinj do të paguhen me 80% të pagës edhe pa qenë në punë.

Projekt-ligji që ndalon studentët e mjekësisë të largohen nga vendi menjëherë pas diplomimit u miratua në korrik të vitit të kaluar. Ai u prit me protesta nga studentët, por qeveria argumentoi se nisma kishte si qëllim frenimin e largimit të mjekëve nga vendi dhe ofrimin e shërbimit shëndetësorë për qytetarë.

Edhe gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se nisma ishte ligjore, por afatet e vendosura nuk ishin proporcionale.  Ndryshe nga ligji i mëparshëm, i cili i shtrinte efektet që këtë vit, drafti i ri parashikon se efektet nisin për vitin akademik 2024-2025 deri në vitin 2029./    S.M

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

Lajme të tjera

Web TV