Hapet telefoni! Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit ( DETAJET)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku u vetëmbyt Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3 vjeç.

Gazetari Erald Harlicaj i ftuar në “Breaking” në Top News, zbulon se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.

Sipas tij në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.

“Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë.  Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit.  Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë”,tregon Harlicaj.

Sipas familjarëve, thotë gazetari, një ndër arsyet që e shtyu Alma Arrazi të kryejë aktin e vetëvrasjes, është sepse Erdgysi e ka prezantuar të dashurën e tij të re me fëmijët.

“Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”, thotë ai./  S.M

Të fundit

Përfundon Ligue 1, Brest hyn në Champions për herë të parë në histori të klubit

Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim...

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si çdo herë dritare.net ju tregon...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

Mbyllet në barazim pa gola sfida Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit shkojnë në finale

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV