Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Që Himara më 4 gusht të jetë kryeqyteti i patriotizmit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 4 gusht për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Himarës do të jenë edhe një test force për politikën shqiptare, por edhe institucionet shtetërore. A do të arrijë sërish Greqia ta kthejë Himarën në një vend ku ajo do të realizojë qëllimet e saj kundër Shqipërisë? Ja 10 prova dhe arsye përse fushata dhe dita e votimit duhet ta kthejnë Himarën në kryeqytetin e patriotizmit shqiptar.

Nga Roland Qafoku

Më 4 gusht në Himarë do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Bashkisë pas deklarimit të pavlefshëm të mandatit të Fredi Belerit dhe shpalljes së dekretit të presidentit të Republikës.

Pas asaj që ndodhi më 12 maj 2023, kur vetëm dy ditë nga zgjedhjeve lokale, u arrestua kandidati i opozitës “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri me akuzën korrupsion aktiv në zgjedhjet kryer në bashkëpunim, kanë rrjedhur shumë ujëra. Ai rezultoi fitues pas numërimit të votave dhe pikërisht për këtë fitore Greqia tregoi zemërim ndaj Shqipërisë duke sjellë krizën më të thellë mes dy vendeve. Por tashmë ka një situatë krejt të re. Fredi Belerit nuk iu njoh mandati dhe pikërisht mu në mes të sezonit turistik dhe në zhegun e verës. Shqipëria politike do të kalojë një provë të fortë. Por çfarë pritet të ndodhë dhe çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në Himarë të dielën e parë të muajit gusht?

Së pari, pritet që opozita të krijojë një koalicion të saj si ai i një viti më parë “Bashkë fitojmë”. Partia Demokratike, Partia e Lirisë, PBDNJ e të tjera forca do të caktojë një kandidat të përbashkët në vend të Fredi Belerit. Por në fakt, ky është në fakt rasti që si PD, PL dhe të gjitha partitë e tjera të opozitës duhet të ngrihen mbi interesat e veta. Është rasti që këto parti ta vërtetojnë se këto zgjedhje nuk janë dhe nuk duhet të cilësohen si triumf ndaj Edi Ramës. Prandaj më e mira është që këto parti të kenë kandidatët e tyre dhe të mos bëjnë koalicion me PBDNJ. Një kandidat dinjitoz i PD që të përfaqësojë realisht banorët e Himarës do i jepte këtyre partive më shumë moral, pse jo edhe një fitore në zgjedhje. Ndryshe mbështetja e një kandidati të PBDNJ-së të formatit të Fredi Belerit do t’i dëmtonte këto parti në sytë e opinionit publik. Do t’i vizatonte ato parti që për shkak të armiqësisë politike me Edi Ramën ato mund të mbështesin edhe një antishqiptar dhe kjo do ta dëmtonte shumë opozitën. Prandaj, gjetja e një kandidati të vetin, dinjitoz dhe përfaqësues në atë zonë do t’i jepte kreditë të mëdha PD-së dhe partive të tjera të opozitës dhe nëpërmjet asaj figure të arrihet edhe fitorja.

Së dyti, pritet që PBDNJ të organizohet me të gjitha format dhe mënyrat në këto zgjedhje. Pritet që kjo parti të kandidojë sërish një kandidat me formatin e Belerit. Pritet që edhe kandidati pasardhësi i Belerit të jetë simbol i një njeriu që përfaqëson më së miri raportet e tensionuara mes Greqisë dhe Shqipërisë, që sjellë konflikt mes dy shteteve dhe që me një sjellje dhe qendrime që nuk do të ndryshojnë shumë nga ato të Belerit. Thjesht fare, ai do jetë dikush që do ta vazhdojë atje ku e la Beleri. Ajo që duhet të bëjnë instancat e shtetit shqiptar është që duhet të verifikojnë çdo kandidat për të kaluarën e tij dhe nuk duhet të lejojnë në asnjë rast që të jenë kandidat persona me probleme me drejtësinë dhe veçanërisht ata që kanë patur aktivitet antishqiptar.

Së treti, pritet që Greqia fqinje të organizohet si asnjëherë më parë në këtë garë për të mbështetur maksimalisht kandidatin e PBDNJ-së dhe për ta kthyer 4 gushtin një betejë të marrëdhënieve me Shqipërinë. Pritet që në fushatë të shikojmë deputetë, kryebashkiakë, diplomatë dhe gjithëfarësoj personazhesh të ardhur nga Greqia në Himarë që do të tentojnë madje të krijonë tensione. Ata janë të mirëseardhur. Shteti ynë duhet të veprojë siç ka vepruar dhe duhen trajtuar si diçka normale dhe kaq. Por ama politikanët grekë nuk mund të lejohen të kalojnë caqet e ligjeve shqiptare. Nuk duhet të kompleksohemi fare prej tyre nëse shkelin ligjet dhe abuzojnë me sjelljen e shtetit shqiptar.

Së katërti, në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë duhet që policia dhe SHISH të jenë në lartësinë e detyrës për të treguar forcën dhe dinjitetin e shtetit shqiptar. Në asnjë rast ato nuk duhet të lejojnë personazhe problematikë dhe forca të errëta të përfitojnë nga sjellja tolerante dhe demokratike që ka bërë Shqipëria në këto 34 vjet me çdo zgjedhje që janë zhvilluar në Himarë. Ky është rasti që këto institucione të tregojnë profesionalizëm për të mos toleruar askënd që dëmton fushatën elektorale, që shkel ligjet e Shqipërisë dhe që dëmton dhe dhunon simbolet kombëtare të Shqipërisë dhe krjon tensione në zgjedhje. Sipas censit të fundit, në Shqipërinë me 2.402.113 banorë, grekë të deklaruar janë 23.485 banorë. Kjo shifër na orienton më së miri se sa do të jetë numri i të regjistruarëve në këto zgjedhje dhe sa do të jetë numri i votuesëve. Ardhja me autobuse nga Greqia ditën e votimit është kthyer në një fenomen normal. Por ai kurrë nuk mund të përmbysë një realitet dhe një numër popullsie tashmë të konfirmuar edhe në numër.

Lexo edhe :  Kujdes, ja cilat janë 5 sinjalet që jep trupi se po abuzoni me përdorimin e sheqerit

Së pesti, pritet që vetë mazhoranca të caktojë kandidatin e vetë dhe ta shndërrojë edhe ajo 4 gushtin në një betejë që do simbolizojë shumatoren e një historie plot andrralla dhe tension për 14 muaj. Ajo ka të drejtë ta kthej në një qëllim madhor për t”i fituar këto zgjedhje. Por ajo që duhet të bëjë kjo mazhorancë është se fillimisht duhet të caktojë një kandidat me integritet, me mbështetje në popull dhe që ka si cilësi kryesore ndershmërinë dhe djersën në punë. PS dhe veçanërisht kryetari i saj Edi Rama duhet të heqë dorë nga kandidimi i personazheve me të kaluar problematike dhe që nuk i do populli, por që fatkeqësisht disa deputetë xhonglerë parash, punëtorë të punëve të errëta dhe dallavereve, i paraqisin në publik si të suksesshëm. Një kandidat i tillë do të ishte një zgjedhje kriminale. Ajo që do ta nderonte PS-në, vetë Himarën dhe gjithë Shqipërinë do të ishte që në këtë garë të përfaqësohej me një personalitet në të gjitha drejtimet. Sot gjithkush mund të japë emra kandidatësh, por nëse ato që thuhen nën zë janë të vërteta, emri i Vangjel Tavos do të ishte nga më të përshtatshmit.

Së gjashti, pritet që edhe institucionet e tjerë kushtetuese të jenë në lartësinë e detyrës. Një prej tyre tyre është KQZ-ja dhe institucionet derivate të saj. Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor, Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Grupet e Numërimit tw Votave duhet të kenë përbërje me pjesëtarë më integritet dhe të aftë të bëjnë një punë të saktë dhe të ndershme. Prandaj të gjitha partitë duhet të jenë të angazhuar për të caktuar persona që të mos dëmtojnë një proces kaq delikat.

Së shtati, edhe drejtësia pritet të jetë pjesë e procesit të zgjedhjeve më 4 gusht. Rasti kur në zgjedhjet e kaluar 48 orë përpara votimit u arrestua kandidati i opozitës është një eksperiencë se si gjatë fushatë, por edhe gjatë ditës së votimit mund të ndodhë gjthçka. Prandaj, drejtësia jonë, prokuroria dhe gjykatat duhet të tregojnë integritet dhe profesionalizëm si zbatues korrektë të ligjeve. Ligji është një për të gjithë dhe nuk duhet të ketë as tolerim, por as edhe gabime, veçanërisht në mbledhjen dhe grumbullimin e provave për të arrestuar dhe dënuar dikë. Shitblerja e votave nëse do të ekzistojë në këto zgjedhje duhet të trajtohet si për opozitën dhe mazhorancën. Kjo do të ishte një arritje e madhe e drejtësisë gjatë fushatës dhe më 4 gusht.

Së teti, diplomacia ndërkombëtare do jetë me sy dhe veshë nga Himara si gjatë fushatës dhe ditën e votimit më 4 gusht. Kjo do të jetë një rast tjetër prove për Shqipërinë për të vërtetuar dhe konfirmuar me fakte dhe prova se si funksionon shteti shqiptar dhe si funksionon politika greke. Deklarata se Greqia do të bllokojë Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE për të frikësuar drejtuesit e shtetit si kryeministri, presidenti dhe çdo zyrtar tjetër, janë demode dhe remineshenca të një politike të viteve 90-të. Shqipëria ka ndryshuar aq shumë saqë nuk pinë më ujë këto lloj metodash të vjetra. Prania e vëzhguesëve ndërkombëtarë në fakt do të jetë një garanci që të vërtetojnë se Shqipëria zbaton ligjet e veta në vendin e vet dhe se çdo përpjekje e huaj për të sjellë tensione nuk ka të njëjtën vlerë si 20 apo 30 vjet më parë. Prandaj shteti shqiptar dhe qeveria duhet të tregojnë maturi dhe vendosmëri për të qenë rigorozë në këtë drejtim.

Së nënti, turizmi në Himarë do të vijojë normalisht gjatë korrikut dhe gushtit edhe pse do të ketë fushatë elektorale dhe zgjedhje. Në këtë aspekt qeveria duhet të jetë përgatitur që fushata dhe dita e votimit nuk duhet të pengojnë aspak mbarëvajtjen e sezonit turistik në atë zonë. Me justifikimin e angazhimit në zgjedhje nuk mund të lejohet që parametrat e turizmit të bien. Pavarërisht se pushteti lokal në ato ditë në një farë mënyre nuk ekziston sepse është në fushatë, në dorë menaxhimin e shumë problemeve duhet t’i marrë qeveria. Këtu fjala është për ambjent sa më të pastër, por edhe një sërë problematikash të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e sezonit.

Së dhjeti, media do të kalojë një tjetër provë në fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit më 4 gusht. Ndonëse është në pikun e pushimeve, televizionet, gazetat dhe portalet nuk mund të anashkalojnë një ngjarje që pritet të jetë nga më të rëndësishmet e vitit. Por ajo që duhet të bëjë media shqiptare është se së pari duhet tregojë patriotizëm. Gazetarë mercenarë të shitur te Greqia dhe që bëjnë propagandë për shtetin fqinj tashmë janë të diskretituar. Por ata nuk duhet të jenë as pjesë e paneleve dhe as pjesë e vijave editoriale në disa televizione. Së dyti, fakti që një pjesë e mediave mbështesin opozitën është gjëja më e mirë që bëjnë një pjesë e gazetarëve. Por kjo nuk duhet të shërbejë që duke luftuar kundër qeverisë, të bëhet palë me Greqinë kur ajo mban qendrim antishqiptar. Zgjedhjet e 4 gushtit nuk janë zgjedhje kundër Ramës, por për të zgjedhur dikë që të menaxhojë qytetarët e Himarës të cilët meritojnë një kryebashkiak të mirë, por edhe një shqiptar patriot po aq të mirë.

 

Të fundit

Një gol për secilën pjesë, Real Madrid mposht pastër Villarrealin

Real Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Villareal. Los Blancos fituan 2-0, në ndeshjen e luajtur në Madrid dhe...

Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas...

Princ Leka sërish baba? Detajet “konfirmuese” të pritjes së ëmbël të partneres

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë...

Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin!

Nga Ylli Pata Për njerëzit, është e fiksuar ideja se “më keq se 14 shtator 1998”, s’e bën dot... Fabula e masave sekrete për të ashtuquajturën...

“Do ketë fatin e Salianjit”, Berisha:Pas tre muajsh edhe Bardhi rrezikon të jetë në burg!

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij gjatë protestës së përditshme poshtë banesës, tha se Salainji u burgos pasi sulmoi vëllezërit më...

Lajme të tjera

Web TV