OFL “zbarkon” në Shkodër, deklarimi i pasurisë për katër persona të botës së krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Shkodër duke shënjestruar 4 persona të botës së krimit të dënuar më parë për vepra penale të ndryshme.

Është kërkuar deklarimi i pasurisë për katër persona të dënuar edhe më parë, konkretisht për Ladio Braci, Artur Ndoja, Kristian Selimi, Abedin Bajraktari.

Ladio Braci, banues në Shkodër është dënuar më parë për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”.

Artur Ndoja, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Kristian Selimi, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Abedin Bajraktari, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta persona duhet ti përgjigjen brenda 48 orëve me shkrim si subjekt i “Ligjit Special” të gjitha pyetjeve të OFL-së , përgjigjet e së cilave do ti dërgohen SPAK-ut për hetime të mëtejshme. /Ra.My. Fjala.al/

 

 

Të fundit

Çfarë ndodhi? Shakira anulon dy koncerte radhazi

Shakira ka anuluar dy data radhazi turneu në Amerikën e Veriut – në Boston dhe Uashington D.C. – për...

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja sa kërkojnë për një natë në koncert

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon,...

Berisha godet të vetët/ Zgjodhën rrugën e gabuar!

Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre. Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim ankimimin e Alimehmetit,...

“I dashur Edi”, Berisha i kthen përgjigje letrës së Ramës

I dashur Edi, Të falenderoj për letrën që më shkrove dje, duke shprehur mirënjohjen tënde për gjithçka që kam bërë që ti të fitosh mandatin...

Subvencionet ndikojnë tregun/ Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit

Shqiptarët tryezën nuk e shtrojnë me produktet e vendit, por me ato të importit. Domatet e Vladimir Çelës nga Karbunara e Lushnjës, si treg të...

Lajme të tjera

Web TV