Një tjetër grup kriminal ku janë të përfshirë edhe disa shqiptarë për trafikimin e lëndëve narkotike është goditur nga policia greke.
Bëhet janë për një operacion i cili është zhvilluar në Keratsini një zonë afër Pireut ku është bërë i mundur edhe shkatërimi i një grupi shqiptaro-grek.
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin trafikonin lëndë narkotike të llojit heroinë nga Turqia në Pire.
Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e 3 grekëve përfshirë edhe një grua dhe dy shqiptarë të moshës 35 dhe 26 vjeç.
Sipas policisë, këta persona ishin nën hetim prej kohësh dhe deri tani sipas mediave greke Prokuroria ka vërtetuar 550 akte të trafikut të drogës nga ky grup kriminal.
Po ashtu një tjetër shtetas i huaj është arrestuar, kurse një tjetër është ende në kërkim. /Ra.My. Fjala.al/