Vazhdon situata kritike/ Ndërron jetë një pacient te “Shefqet Ndroqi”, tre të intubuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një viktimë është regjistruar ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të COVID-19.

MSH raporton se bëhet fjalë për një pacient të shtruar te në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, i cili nuk ka fituar dot betejën me COVID-19.

Viktima është një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.

Në total numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 113 humbje jete në vend, (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1).

Autoritet e shëndetësisë raportojnë se rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive, janë në trend rritjeje.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Sot u raportuar 81 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 4171 numrin total të të infektuarve në vend.

/En.Br./Fjala.al

 

 

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV