Futbollisti i Kombëtares Eros Grezda dhe modelja shumë e njohur, Oriola Marashi ishin çifti më i komentuar gjatë muajve të fundit.
Ndonëse kishte kohë që thuhej se ata ishin të lidhur, të rinjtë e pranuan këtë gjë vetëm pak kohë më parë.
Së fundmi duket se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, pasi lojtari nga Gjakova dhe modelja duket se nuk janë në momentin më të mirë të lidhjes së tyre.
Kjo gjë është kuptuar nga rrjetet sociale, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”.
Duke qenë se të dy janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe se shpesh komentonin te fotot e njëri-tjetri, veprimi i fundit ka krijuar dyshime.
Theksojmë se së fundmi sulmuesi nuk ka kaluar një periudhë të mirë në fushën e lojës, ku ka qenë i dënuar për shkak të një sherri në ambientet e jashtme të stadiumit me një sulmues të Rijekës.
Lojtari i Osijek u dënua me katër ndeshje pezullim dhe me mbi 120 mijë euro gjobë nga klubi i tij.ka.ta/Fjala.al/