Fenomeni i përdhunimit/ Sa dënohen krimet seksuale në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fenomeni i përdhunimit është shumë i përhapur në vendin tonë, ku kohët e fundit janë denoncuar shumë raste, madje rreth një muaji më parë shoqëria civile organizoi dhe një marshim në kryeqytet kundër abuzimit seksual me të mitur.

Edhe sot u vu në pranga një 56 vjeçar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 33-vjeçare shtatzënë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Tiranë u arrestua një 40-vjeçar, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunonte një 35-vjeçare.

Por sa dënohet krimi seksual në Shqipëri?

Duke iu referuar Kodit Penal, kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitur në Shqipëri dënohet me burgim nga shtatë vjet, deri në burgim të përjetshëm kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur.

Ndërsa kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritur, dënohet nga tre vite burg deri në njëzet vjet burg, kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës.

Ndërsa me persona të pazotë për t’u mbrojtur dënohet nga pesë deri në njëzet vjet burg kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës.

Lexoni më konkretisht dënimet:

Neni 100
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar fjalët në paragrafin e dytë dhe të tretë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 101
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

Neni 102
Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura
(Ndryshuar paragrafi i I, II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Lexo edhe :  Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën

Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura ose midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 102/a
Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 103
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 104
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 105
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Neni 106
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV