Klubi i Kukësit ka bërë me dije se Orges Shehi nuk do të jetë më në krye të stolit të tyre.
Shehi erdhi te verilindorët si zëvendësues i Shpëtim Duros, pasi ky i fundit nuk po arrinte të merrte rezultatet e dëshiruara.
Orges Shehi duhej që të drejtonte skuadrën drejt titullit kampion, megjithatë ai nuk mundi që ta përmbushte këtë mision.
Ndaj pas mbylljes së ndeshjes së fundit të kampionatit që verilindorët e luajtën dje me Luftëtarin dhe fituan me rezultatin 2-5, klubi ka njoftuar ndërprerjen e kontratës në një postim në “Facebook”.
Njoftimi i kukësit:
? Komunikatë e klubit!
Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më aventurën së bashku. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur.
Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen.
Zyra për shtyp
FK KUKËSI/ka.ta/Fjala.al/