“Monumenti Nënë Shqipëri dhe Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë, krenar që i bëri im atë”/Edi Rama homazh në 88 vjetorin e babait të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka kujtuar ditën e lindjes së babait të tij. Rama shprehet krenar për veprat që  ati ka lënë pas duke përmendur kështu Nëna Shqipëri, apo Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë.

Ai thotë se vdekja e tij e solli në Tiranë dhe i ndryshoi edhe rrugëtimin teksa tregon se çdo 31 korrik e kujton me sytë e lagur dhe i del para buzëqeshja paqësore e tij.

HOMAZH

IM ATË, KRISTAQ RAMA, mori emrin e gjyshit të tij, Kristaq Ramës së parë, që ishte një ndër patriotët firmëtarë të pavarësisë në Durrës, e ia kushtoi jetën e pasurinë hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, në ato kohë kur gjuhës sonë amtare i kanosej fuqia e një armiqësie të madhe. Im atë sot do të mbushte 88, nëse një goditje fatale në zemër nuk do t’ia kishte ndërprerë befasisht rrugëtimin në këtë botë plot 22 vjet më parë, kur vdekja e tij më solli në Tiranë e më ndryshoi rrugëtimin tim. Por kjo është një histori tjetër.

Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak. Prej meje, jetës sime në politikë, e cila nisi në ditën e funeralit të tij, arsyeja e mosarsyes politike ka sjellë shumë baltë mbi emrin e tim eti pas vdekjes.

Por ajo buzëqeshje e shkrin dhe tret krejt baltën, mu si në çdo paradite feste kombëtare, kur qyshse për shkak të detyrës shkoj tanimë prej 20 vjetësh, tek Nëna Shqipëri a tek Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë. Pasi vendos kurorën, përulem dhe pastaj ngre kokën drejt lartësisë së veprave që ai la dhe nga qielli më vjen buzëqeshja e tij.

Lexo edhe :  Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Veprat do të jenë aty bashkë me emrin e Kristaq Ramës, kur ata që e kanë baltosur tërë këto vite do të jenë mbuluar me kohë e me vakt, nga pluhuri i një harrese përfundimtare pa kthim. Kishte të drejtë im atë, mos e harro asnjëherë, në këtë jetë ke ardhur për të lënë kujtimin tënd, tek fëmijët e tu, tek ata që të njohën vërtetë dhe në qofsh shumë i zoti, tek populli yt.

Të tjerat i merr era dhe në fund edhe trupi i vetë njeriut erë bëhet.

#TëPAHARRUESHËM

Të fundit

Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.5 lekë dhe shitet 94.5 lekë. Euro sot...

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre persona humbin jetën pasi hëngrën tortë

Tre gra kanë ndërruar jetë në qytetin brazilian të Torres, pasi konsumuan tortën në një tryezë Krishtlindjesh. Tatiana Denize Silva dos Anjos (43 vjeç) dhe...

Media britanike/ Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Plazhe me rërë të bardhë, ujëra bruz dhe temperatura tropikale - nuk është çudi që Maldivet janë një nga destinacionet më të dëshirueshme të...

Sa kushtojnë udhëtimet e dhjetorit?/ Ku kanë zgjedhur shqiptarët t’i kremtojnë festat

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Lajme të tjera

Web TV