Jeta jonë seksuale do të arrijë kulmin në të 60-tat, sipas një studimi. Studimi është bazuar në më shumë se 5,000 njerëz beqarë në SHBA dhe u zbulua se gratë që nuk janë të angazhuara në një lidhje bëjnë seksin më të mirë në moshën 66-vjeçare dhe burrat në moshën 64-vjeçare.
Terapistja seksuale, Dr Madeleine Castellanos, tregon se seksi është më përmbushës dhe kuptimplotë për burrat dhe gratë ‘single’ në të 60-tat sepse kanë eksperiencë, e dinë çfarë duan dhe janë të lirë të eksplorojnë dimensione të ndryshme të seksualitetit të tyre.
Pra nëse mendoni se me kalimin e viteve, seksi nuk do të jetë njësoj, keni plotësisht të drejtë. Sepse seksi që ju pret në të ardhmen do të jetë fantastik.