Disa ditë më parë pastruesja e shkollës “Papa Kristo Negovani” në Kolonjë rezultoi pozitive me Covid-19.
Kjo gjë alarmoi edhe mësuesit e kësaj shkolle të cilët bënë menjëhërë tamponin për të parë nëse dhe ata ishin prekur nga Covid apo jo.
Por ditën e sotme kanë dalë edhe përgjigjet e 10 mësuesve të cilët ishin karantinuar në banesat e tyre.
Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria rajonale e qarkut të Korçës bëhet me dije se 10 mësuesit kanë dalë negativë me këtë virus ç’ka do të thotë se të gjithë do ti kthehen normalitetit dhe procesit mësimor.
Pa.Va/Fjala.al