Video/4-vjeçarja bie nga banesa 3-katëshe, fqinjët e presin me batanije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë e vogël është shpëtuar nga një grup fqinjësh pasi ajo ra nga një banesë tre katëshe ndërsa ishte lënë në shtëpi vetëm në Kinë.

Katër vjeçarja u pa duke u varur nga dritarja rreth 30 metra mbi tokë pasi ishte në shtëpinë e gjyshërve të saj në Ji’an, në provinën  kineze lindore Jiangxi.

Banorët që ndodheshin aty pranë nxituan për të shpëtuar vogëlushen ndërsa kapën vajzën e vogël.

Sipas mediave lokale incidenti ndodhi të enjten pasdite pasi vajza ishte mbyllur në shtëpi vetëm nga gjyshërit e saj të cilët u larguan për të ruajtur dyqanin e familjes.

Prindërit e fëmijës ishin të dy punëtorë migrantë që kishin qenë larg në një qytet tjetër.

Ndërsa vajza po luante vetë në shtëpi, ajo aksidentalisht u ngjit nga dritarja e banesës trekatëshe ndërsa u përpoq të kërkonte familjen e saj.

Mediat nuk specifikuan lartësinë e ndërtesës, por një banesë tipike trekatëshe në Kinë është e lartë rreth 9 metra (30 këmbë)./Jo.Be/Fjala.al

Burimi: https://www.dailymail.co.uk/news/article-8731489/Girl-caught-neighbours-duvet-child-fell-three-storey-window.html

Të fundit

‘Ëndrra ime’/ Basha: Kam ambicie që brenda 4 viteve te liberalizojmë vizat me SHBA

Në podcastin e rradhës, kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për sfidat që pati në procesin e liberalizimit...

Këngë e valle në festën e Amantias në Vlorë/ Tradita e çdo viti mbledh qindra turistë

Me këngë e valle popullore, u kremtua në parkun arkeologjik Amantia në Vlorë, festa e këtij qytetërimi të lashtë. Kjo traditë e përvitshme, përveçse synon...

Zgjedhjet për kreun e degës së Rithemelimit në Korçë/ Ja sa anëtarë votuan

Pritet numërimi i kutive pas mbylljes së votimit për kreun e Rithemelimit të PD-së në Korçë. Votimi nisi në orën 08:00 të mëngjesit pranë...

Turbulenca të forta godasin avionin gjatë fluturimit, plagosen 12 pasagjerë

Rreth 12 pasagjerë u plagosën, pasi avioni 'Qatar Airways' nga Doha në Dublin u godit nga turbulencat. Avioni i cili u ul në Dublin pak...

Analiza: Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë janë...

Lajme të tjera

Web TV