“Paqja kërkon sakrifica”, Meta: Liria dhe të drejtat garantohen përmes shtetit ligjor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka bërë një shkrim për Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Duke cituar thënien e Nënë Terezës që “Paqja mund të arrihet edhe me një buzëqeshje”, Meta shkruan se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta.

Mes të tjerash, Meta ka sjellë në vëmendje mesazhet e kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e tij ja kushtoi Paqes.

Postimi i Presidentit Meta

Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet: ‘Edhe me një buzëqeshje’.

Por historia na ka mësuar, se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta, jo vetëm për ta fituar, por edhe për ta mbrojtur, dhe se ajo është e sigurtë kur liria dhe të drejtat e njeriut garantohen përmes shtetit ligjor.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, dua të sjell në vëmendje disa nga mesazhet tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e Tij ja kushtoi Paqes, në funksion të së cilës i ka lënë njerëzimit dhe në veçanti politikës këto porosi, aktuale në çdo kohë:

Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet!

Bekuar politikani, që frymëzon besim;

Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet;

Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar;

Bekuar politikani, që punon për unitetin;

Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe;

Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve;

Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lubonja: Rezoluta anti-korrupsion, problem do jetë nëse opozita bën marrëveshje me Ramën

Opinionisti Fatos Lubonja në studion e emisionit “Open” në Neës24 tha se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin...

Ushtria izraelite shënjestron tunelet e Hamasit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit

Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të bllokuar tunelet nga kalon kontrabanda,...

Dënohet me 3 vjet burg shqiptari, kishte fshehur kokainën në çorape

Një shqiptar,  që fshehu sasinë e tij të drogës në një çorape, është dënuar me 3 vjet burg. 39-vjeçari Elis Kola, nga Lesley Avenue, York,...

Ukraina publikon shifrat/ Ja sa ushtarë rusë ka vrarë e plagosur

Të dhënat e fundit të ushtrisë ukrainase thonë se Rusia ka humbur 506.260 trupa qëkur ka nisur lufta. Në raportin e së enjtes thuhet...

Dy qëndrimet e Kolegjit për vlerësimin e gjyqtares Alma Hicka

Shumica e trupit gjykues të KPA i përmbysi pjesërisht konkluzionet e Komisionit për pasurinë e gjyqtares së Tiranës, Alma Hicka, e cila u rikthye...

Lajme të tjera

Web TV