Shënohet një tjetër rast me Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany njoftoi se ka rezultuar pozitive për koronavirus.

“Pasi kisha rezultuar vazhdimisht negative çdo ditë që nga enjtja, të hënën në mëngjes rezultova pozitive, por nuk kam simptoma,” tha zëdhënësja përmes një postimi në Twitter.

McEnany shtoi se nuk ishte në dijeni të enjten e kaluar se këshilltarja e Presidentit Trump, Hope Hicks kishte rezultuar e infektuar me koronavirus, kur zëdhënësja zhvilloi një konferencë për shtyp. Infektimi i këshilltares Hicks u bë publik të enjten në mbrëmje.

Kayleigh McEnany
Kayleigh McEnany

Presidenti Trump njoftoi në orët e para të së premtes se ai dhe zonja e parë ishin infektuar me koronavirus. Më pas presidenti u dërgua në spitalin ushtarak Walter Reed për mjekim.

Zëdhënësja Kayleigh McEnany tha se është në vetëizolim dhe se vazhdon të punojë nga shtëpia./VOA

Të fundit

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV