Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nesër mblidhet Asambleja e PS-së, ndryshimet që priten të ndodhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të votojë on-line punën e deputetëve në qarqe.

Nga Fernada Cenko

Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e premte. Kësaj here, jo me dyer të mbylluara, por në qiell të hapur, Rama do të mbledhë gjithë anëtarët e saj për të ndezur motorët e fushatës elektorale. Megjithatë, edhe pse është vendosur që do të mbahet tek amfiteatri veror, pranë Liqenit Artificial, po rishihet mundësia për të gjetur një ambient të mbyllur, për shkak të luhatjes së motit.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se ende nuk është detajuar agjenda e këtij takimi. Por gazeta “Fjala” ka mundur të sigurojë vetëm se çfarë do të ndodhë në këtë asamble. Sipas burimeve, pritet që të premten të votohet kryesia e re e Partisë Socialiste, si dhe sekretariati. Nuk dihet se kush do të qëndrojë nga 27 anëtarët e Kryesisë dhe kush do të largohet. Pikëpyetjet mbeten, nëse në kryesinë socialiste Edi Rama do të pranojë apo jo të bashkëjetojë me kritikë, si Ditmir Bushati apo Fatmir Xhafaj, teksa në dyshim për të mbijetuar në bërthamën e partisë janë dhe Mimi Kodheli, Niko Peleshi, Valentina Leskaj apo Eglantina Gjermeni. Rama, edhe dy ditë më parë, është treguar diskret për sa u takon emrave për kryesinë e re. Ai tha se është shumë larg dita e premte për të bërë të ditur ndryshimet që do të ndodhin. Rama njihet për ndryshimet që i bën në momentin e fundit. Ndaj surpriza pritet që të ndodhin.

Edhe pse ende nuk jemi futur në vitin elektoral, Edi Rama po bëhet gati që tani për të konkurruar përballë Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike që me shumë gjasa pritet të dalin bashkë. Pritet që në asamble të jepen direktiva për deputetët dhe delegatët në qarqe se si do të koordinohet fushata elektorale për zgjedhjet që do të mbahen në 25 prill 2021. Pas dy mandateve qeverisëse, Rama këtë herë duhet ta bëjë familjen e tij politike më të fortë për të përballuar kundërshtarët politikë.

Ajo që do të ndodhë ndryshe nga takimet e mëparshme në asamble, lidhet me faktin se kryeministri Rama ka propozuar që anëtarësia e Asamblesë, pra 350 anëtarët të votojnë on line për punën që kanë bërë deputetët nëpër zonat e tyre. Nëpërmjet këtij votimi Rama do të shohë edhe vlerësimin për deputetët e tij, por edhe se kush do t’i qëndrojë listës për zgjedhjet e reja parlamentare.

Lexo edhe :  Ligj i ri për administrimin e pallateve: Kush nuk paguan në kohë tarifat, gjobitet!

Rama për kryesinë e re në Asamble

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetetarët se cilët do të jenë emrat e rinj në Kryesinë e PS-së, u përgjigj: ”Nuk flas sot. Deri të premten ka shumë kohë”. Me këtë përgjigje Rama tregoi se çdo ndryshim mund të ndodhë edhe të premten në mëngjes.

Të rejat që priten në Asamble

Zgjidhet Kryesia e Re e PS-së

Zgjidhet Sekretariati

Votohen deputetët e PS-së nga anëtarët e Asamblesë

Anëtarët aktualë të Kryesisë

Edi Rama

Taulant Balla

Gramoz Ruçi

Ditmir Bushati

Valentina Leskaj

Niko Peleshi

Mimi Kodheli

Lindita Nikolla

Evis Kushi

Erion Veliaj

Damian Gjiknuri

Blendi Klosi

Eglantina Gjermeni

Erion Braçe

Vangjush Dako

Armando Subashi

Arben Ahmetaj

Fatmir Xhafaj

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Vasilika Hysi

Ermonela Valikaj Felaj

Ulsi Manja

Rama me Varhelyi: S’kemi Gjykatë Kushtetuese, sepse kemi bërë spastrime të mëdha që s’janë parë në rajon

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët para mediave me komisionerin për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, tha se vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore, për vendin, për konferencën ndërqeveritare që pritet të thirret nga BE-ja, si dhe për hapjen e negociatave. Ai theksoi se vendi ynë po bën spastrime të eksponentëve të drejtësisë që janë të korruptuar.

“Shqipëria nuk mund të penalizohet se po bën spastrime të mëdha. Pse s’kemi ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale? Se duam ne? Jo, por sepse kemi bërë spastrime të mëdha, që nuk i ka bërë asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrën, plotësimi ka procesin e tij kohor, do kohë. Vetingu po ecën përpara, ka vështirësitë e veta, ka pengesat e veta, monitorohet nga BE-ja dhe jo nga Shqipëria”, tha Rama para mediave.

re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Si dukej arsimi në këto 5 shoqëri të lashta

Sot, fëmijët pritet të kalojnë pjesën më të madhe të ditës në shkollë. Mësimi është i ndarë në klasa...

Salianji merr vendimin e zbardhur për dënimin me 1 vit burg! Ja reagimi i tij nga qelia

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit, ku vuan dënimin prej afër dy muajsh. Salianji ka marrë vendimin e zbardhur për dënimin...

Ekspozimi ndaj smogut rrit rrezikun e goditjes në tru në 5 ditët në vijim

Ekspozimi i kohëve të fundit ndaj ajrit të dendur me smog duket se është i lidhur me një rrezik më të madh të goditjes...

Rama me tone të ashpra, quan opozitën mbeturinë: Shqipëria që duam nuk është ëndërr

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me tone të ashpra opozitës në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend, ku foli për Buxhetin 2025. Kreu...

Fondi i sigurimeve, Rama kërcënon bizneset: Do ju gjurmojmë me Inteligjencë Artificiale

Në seancën ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, Edi Rama theksoi se qeveria është përqendruar për të rritur të ardhurat kontributive në...

Lajme të tjera

Web TV