Shkencëtarët në Itali i çojnë letër Contes: Masa urgjente, ose do kemi qindra viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

100 personalitete, mes tyre emra të njohur të shkencës në Itali, i kanë dërguar një mesazh alarmues presidentit të Republikës, Sergio Mattarella dhe kryeministrit, Giuseppe Conte se nëse nuk do merren masa të rrepta, vendi do të përjetojë qindra viktima çdo ditë.

 “Duhen masa drastike dhe urgjente brenda dy ose tri ditëve, për të shmangur mundësinë që shifrat të arrijnë brenda tri javëve në disa qindra të vdekur në ditë”, shkruajnë në letër studiuesit, disa prej tyre rektorë të disa prej universiteteve më prestigjioze italiane.

“Si shkencëtarë, studiues, profesorë universiteti, ne besojmë se është e drejtë dhe urgjente të shprehim shqetësimin tonë më të thellë në lidhje me fazën aktuale të përhapjes së pandemisë Covid-19, sipas të cilave dyfishimi i vdekjeve që po vërehet çdo javë mund të çojë shpejt në 400-500 vdekje në ditë”, shkruajnë studiuesit, duke iu referuar vlerësimeve të lëshuara nga fizikani Giorgio Parisi.

”Pa masa të forta, vdekjet nga Covid-19 mund të kalojnë 400 në dy javë. Në 20 ditët e fundit numri i rasteve është dyfishuar çdo javë dhe numri i vdekjeve filloi të dyfishohej, me një vonesë prej 7 ditësh krahasuar me rastet pozitive”, theksoi fizikanti Giorgio Parisi, nga Universiteti ”La Sapienza” i Romës.

“Ajo që duket e sigurt është se nga numri i rasteve sot mund të gjurmojmë numrin e vdekjeve në një javë. Duke marrë parasysh këtë trend në rritjen e epidemisë, një rritje proporcionale e shtrimeve në spitale në institucionet e kujdesit intensiv është gjithashtu e parashikueshme dhe në këtë mënyrë do të ekzistonte rreziku i kolapsit të sistemit shëndetësor”, shtoi ai.

Nëse masat do të ishin shumë të forta, pas 10 deri në 15 ditë, rastet mund të zvogëloheshin”, përfundoi ai.

Lexo edhe :  14 maj1955/ “Traktati i Varshavës”, 8 vende komuniste formojnë një ushtri

Kryeministri Conte ka refuzuar publikisht mundësinë e mbylljes totale, që sipas tij do shkatërronte ekonominë italiane, por sipas intelektualëve “masa efikase të menjëhershme do ta ndihmonin ekonominë dhe vendet e punës. Sa më shumë të presim, aq më shumë masat do të jenë të rrepta dhe do zgjasim më shumë, duke patur impakt më të madh”.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetësisë italiane ka treguar të dhënat e një raporti që është referuar javën e kaluar, ku treguesi i infeksionit Rt ka kaluar shifrën 1.5.

Sipas Institutit, “një situatë shumë e rëndë në të gjithë territorin, që mund të reflektohet në pasoja të mëdha dhe në një kohë të shkurtër”.

Italia të premten shënoi 19.143 raste pozitive dhe 91 viktima./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij...

Mëngjese si ky, Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu. Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me...

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Lajme të tjera

Web TV