Institucioni arsimor “Turgut Ozal Education” nën hetim për pastrim parash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqëria ‘Turgut Ozal Education’ është duke u hetuar për veprën penale pastrim parash. Burime nga policia për News 24, kanë bërë me dije se pak ditë më parë policia e ka referuar çështjen në prokurorinë e Tiranës.

Dyshohet se kompania me të ardhurat që operon në fushën e mësimdhënies, nuk justifikon me burime të ligjshme blerjen e disa pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Konkretisht është referuar si i dyshuar njëri nga administratorët e kompanisë, Blendar Dyrmishi.

Përgjatë ditëve të fundit, i gjithë dokumentacioni i kësaj shoqërie është verifikuar nga institucionet tatimore në vend. Institucioni arsimor privat që operon në Shqipëri prej vitit 2001, ndryshoi pronar tri vite më parë.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të biznesit, rezulton se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit. Vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollar. Aksionerët që kanë shitur kuotat janë shtetasit turk Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu, Adnan Hosoglu.

Të fundit

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame....

Parashikimi i motit, 5 Qershor 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura që variojnë nga 25°C deri në 29°C në pjesën më...

Horoskopi ditor, 5 Qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume...

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të fuqishme të OpenAI, kanë demonstruar...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Lajme të tjera

Web TV