Liga e Evropës, shënohen 35 gola në 12 ndeshjet e orës 18:55, njihen edhe 10 të kualifikuar për më tej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënohen 35 gola në 12 ndeshje, edhe 10 skuadra të tjera kualifikohen që tani për më tej. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës ka luajtur të enjten, duke nisur nga ora 18:55, 12 ndeshjet e 6 prej grupeve të para. Në këto ndeshje, të luajtura në kuadër të takimeve të 5-ta të fazës së grupeve janë realizuar 35 gola, me një mesatare prej afro 3 golash për ndeshje, ndërsa janë njohur edhe 10 skuadrat të tjera që kualifikohen që tani për më tej.

Duke nisur nga ora 18:55, janë zhvilluar të enjten 12 ndeshjet e 6 prej grupeve, në kuadër të takimeve të 5-ta të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Në këto 12 takimet të para të së enjtes janë realizuar 35 gola, me një mesatare prej afro 3 golash për ndeshje. Në grupin G, AEK-u i Athinës është mundur pastër, 2-4 në Greqi përballë Bragës, ndërsa në takimin tjetër, të luajtur në Ukrainë, Zoria e Luhanskut ka mundur minimalisht Leister Sitin.
Teksa ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, anglezët dhe portugezët janë të shkëputur në krye të renditjes, me nga 10 pikë, 4 më tepër sesa ukrainasit. Dhe, Braga i bashkohet kështu në turin e 32-shes Leister Sitit, që e kishte siguruar më herët vendin në fazën tjetër. Në grupin H, si Milani, ashtu edhe Lila i kanë bërë saktë detyrat e shtëpisë, duke mundur përkatësisht 4-2 Sëlltikun në “San Siro”, dhe 2-1 Spartën e Pragës, me përmbysje, në Francë.

Si francezët, që mbajnë vendin e parë me 11 pikë, ashtu edhe italianët, që janë të dytët, me një pikë më pak, janë kualifikuar që tani për më tej. Në grupin I, Makabi i Tel Avivit dhe Karabagu kanë shënuar nga një gol e kanë ndarë nga një pikë secila, ndërsa Sivaspori është mundur minimalisht në fushën e vet përballë Vijarealit, dhe spanjollët sigurojnë që tani vendin në turin tjetër, por edhe kreun e renditjes, me 13 pikë, 5 më tepër sesa izraelitët.

Lexo edhe :  3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë

Ndërsa turqit janë dy pikë prapa, në vendin e 3-të, por ende në lojë për kualifikimin. Në grupin J, Antverpi ka mundur 3-1 në shtëpi Ludogoretsin e Razgradit, ndërsa Linzer ASK-ja ka shmangur humbjen në shtëpi, duke barazuar 3-3 në Austri me Totenhemin, por duke u eliminuar. Belgët mbajnë kreun e renditjes, me 12 pikë, dy më tepër sesa anglezët, që ndiqen nga austriakët me 3 pikë më pak, por skuadra londineze vijon më tej falë bilancit më të mirë në përballjet e drejtpërdrejta me Linzer ASK-në.
Ndërkaq, fitorja 2-0 që skuadra e Dinamos së Zagrebit arriti në fushë të huaj, në Holandë, ndaj Fejënordir vendas, por edhe fitorja minimale që edhe barazimi pa gola që mori në Rusi ndaj CSKA-ja e Moskës, kanë bërë që beteja të mbetet pjesërisht e hapur në grupin K. Kroatët, që janë kualifikuar edhe matematikisht për në turin e 32-shes, kryesojnë, me 11 pikë, 4 më tepër sesa austriakët, me holandezët që mbajnë vendin e 3-të me 5 pikë e rusët që janë dy pikë prapa.

Dhe, së fundi, edhe në grupin L janë përcaktuar dy skuadrat që kualifikohen që tani në fazën tjetër, në turin e 32-shes, pasi Crvena Zvezda ka marrë një pikë mjaft të vyer në shtëpi përballë Hofenhaimit, i ka mjaftuar për ta bërë të pavlefshem fitoren 2-1 që Slovan Libereci mori në Belgjikë përballë Gentit. Gjermanët kryesojnë me 13 pikë, 3 më tepër sesa serbët, ndërsa dy skuadrat e tjera janë eliminuar. Kështu pra, edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur janë njohur gjysma e 24 skuadrave që shkojnë në shortin e turit të 32-shes së Ligës së Evropës.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 18 maj 2024

Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet 92.9 lekë. Euro sot...

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ditën...

Horoskopi i ditës, 18 Maj 2024

DASHI Në këto javë do të mund të bëni një hap të shkëlqyeshëm përpara nga pikëpamja sentimentale, megjithatë do t’ju duhet të jeni më të...

Partizani mposht minimalisht Skënderbeun dhe siguron finalen e “Final Four”

Partizani është ekipi i parë që kalon për në sfidën që vendos kampionin e Superiores, pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen gjysmëfinale të...

Lajme të tjera

Web TV