A do ndryshojë LSI kur Meta të mos jetë president? Përgjigjia e Nora Malajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta do jetë president deri në korrik të vitit 2022. Ata që menduan dhe ideuan që ai do largohej vetë apo do ta shkarkonin nuk rezultuan të saktë. Duket qartë se ai do ta konsumojë të plotë mandatin e vet në krye të shtetit. Por pyetja është se çfarë do ndodhë pas largimit nga presidenca? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ish-deputetja Nora Malaj deklaroi:

-A do ndryshojë LSI kur Meta të mbarojë mandatin e tij si president?

-Deri sa të vijë ky moment, LSI duhet të jetë partia Queen që duhet të marrë forcën reale në politikë. Përsa i përket Presidentit të Republikës, ka një rol shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje pasi ai e ka shprehur në disa nga daljet e tij që do jetë garant i Kushtetutës dhe me anë të saj do garantojë me anë të gjithë mekanizmave ruajtjen e votës dhe ruajtjen e vullnetit të popullit për të shkuar te kutia e votimit me të drejtën që ai ka pa e shtrembëruar këtë votë. Zoti Meta së pari ka detyrën ta mbyllë si President i Republikës duke i dhënë gjithë sharmin dhe vlerën, dhe të çlirohemi nga e keqja e madhe duke i dhënë fund kësaj autokracie./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Mamaja e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e të birit nga Sara Hoxha

Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një ndër zhvillimet më të komentuar kohët e fundit në...

Si do të bëhet kontrolli i pasurisë për pronarët e makinave të luksit

Edval Zoto, ekspert për krimin ekonomik, e sheh me skepticizëm njoftimin e tatimeve për hetimin e pasurisë për pronarët e mjeteve të luksit. Sipas tij...

TikTok apo Instagram: Cila platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

Rrjetet sociale kanë kohë që janë kthyer në pjesë të pandashme të jetës sonë, por sidomos për brezin e ri ato janë më shumë...

Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje në Gjermani, në një zonë pyjore të Edemissen, Saksonia e Poshtme, duke vrarë pilotin e tij. Avioni...

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

Dashi Dëshira juaj për me shume liri dhe refuzimi ndaj detyrimeve dhe angazhimeve ne çift do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Ndryshoni sa me shpejt nëse...

Lajme të tjera

Web TV