Mjeku Gazmend Koduzi: Vdekja e mjekëve nga Covid/Shifrat që tregojnë se Shqipëria është më keq se çdo shtet tjetër  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 9 marsi deri më sot në Shqipëri kanë vdekur 24 mjekë si bartës të virusit covid-19. Kjo është një shifër shumë e lartë në krahasim me vendet e tjera. Këtë e përforcon edhe mjeku i njohur Gazmend Koduzi gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU që bëri krahasime me disa shtete.

-Numri i mjekëve që kanë humbur jetën në vendin tonë për shkak të Covid-19 është shumë i lartë në krahasim me vendet e tjera. Si ka mundësi, çfarë ka ndodhur?

-Pyetja juaj është shumë e drejtë se po shikoja një tabelë me vdekshmërinë e personelit mjekësor që ka ndodhur në rajon.

-Si janë shifrat?

-Spanja, Italia, Gjermania, Maqedonia, Shqipëria. Në Spanjë e kanë humbur jetën 61 mjekë, në Itali 216, Gjermania 28, në Maqedoni 12 ndërsa në Shqipëri 24. Duke parë numrin e mjekëve që kanë humbur jetën në raport me numrin e mjekëve që kanë këto vende, Shqipëria e ka 0.4%. Ndërkohë që Italia, apo Spanja e kanë 0.05%. Pra, e kanë 10 herë më pak se ne.

-Sa mjekë ka Shqipëria zoti Koduzi?

-Shqipëria ka 4490 mjekë.

-Pse ndodh kjo?

-Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan i cili nuk ka një protokoll sot për mbrojtjen e mjekëve. Që në mars, Gjermania bëri protokollin e spitaleve që do kishin zero infeksion. Protokolli ishte që personeli mjekësor do t’i bëjë tampon kontrollit të tyre një herë në javë. Çdo pacient që shkonte në spital duhej të bënte tamponin para se të vizitohej dhe pasi dilte nga vizita. Dy hapat e para ishte për të ruajtur spitalet me zero infeksione. Nëse një mjek nuk e kap infeksionin javën e parë, por javën e dytë kur fillojnë simptomat agravohen ato. Atëherë të del situata jashtë kontrollit. Kjo ndodh sepse mjeku ka kontakt të vazhdueshëm me pacientë të ndryshëm. Ngarkesa virale që merr mjeku në vendin e punës është shumë e lartë. Në sëmundjet infektive, rëndesa e një sëmundjeje është e lidhur shumë dhe me ngarkesën virale që merr trupi. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Është një organizatë kriminale”/ Elon Musk: USAID të shuhet

Manjati i teknologjisë Elon Musk ka deklaruar së fundmi se USAID është një organizatë kriminale dhe se ka ardhur...

Strategjitë e Malvis Hoxhës për ushqimin dhe shëndetin

Nga Fernada Cenko Në një intervistë ekskluzive, Malvis Hoxha, ekspert i ushqimit dhe nutricionit, ofron këshilla praktike për të ruajtur një ushqim të ekuilibruar sidomos...

Tjetër lëkundje e fortë sizmike në Greqi, njerëzit në rrugë

Vijon të jetë tepër problematike situata në orët e fundit në Greqi, ku një seri lëkundjesh sizmike ka përfshirë zonën e ishujve në Santorini. Vetëm...

CNN: Lëvizja studentore që po shkund themelet e pushtetit të Vuçiçit

Ditën e parë të nëntorit, Aleksandar Matkoviç ishte vonë për të kapur trenin. Udhëtimin e kishte nga Novi Sadi, në veri të Serbisë, për...

Rama: “Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash”

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila jeton jashtë vendit dhe e kritikon për qëndrimet e tij...

Lajme të tjera

Web TV