Partia Socialiste është e bindur që do fitojë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 prillit duke thyer kështu rregullin e pashkruar në këto 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit. Këtë e ka deklaruar më parë edhe kryeministri Rama si të vetmin opsion. Por pyetja është se çfarë do të ndodhë nëse nuk e fiton këtë mandat. Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë Klotilda Ferhati deputete e PS në emisionin HARD TALK NGA ROALND QAFOKU.
-Zonja Ferhati, çfarë ndodh nëse ju nuk e merrni mandatin e tretë?
-Ne mandatin e tretë do ta marrim sepse do të na vlerësojnë qytetarët.
-Po nëse nuk e merrni? Keq situata pastaj.
-E përjashtoj si mundësi dhe uroj të jetë thjesht një dëshirë e madhe e opozitës së rrugës.
-Të gjithë që i pyes këtë thonë.
-Po pse ju nuk e kuptoni që nëse nuk është PS në pushtet, vendi do shkojë në regres?
-Unë mendoj që rrotacionet janë të nevojshme.
-Rrotacionet mes të barabartëve janë të nevojshme./Fjala.al/Ke.Ba