Antitrupat e Covid, mjeku Alimehmeti: Së paku qëndrojnë tetë muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse kemi kaluar Covid-19 për sa kohë jemi të imunizuar?! Kjo është pyetja që vazhdon të mundojë ata që kaluan rishtazi virusin e shumë të tjerë që përballen me rrezikun.

Studimi më i fundit që ka zgjatur për 241 ditë, ose tetë muaj, ka vërtetuar që përgjatë gjithë kësaj kohe, personat e marrë në studim për antitrupat. Lajmin e mirë e jep mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti.

Ne mund ta injorojmë natyrën, por megjithatë jemi pjesë e saj dhe ajo nuk mban mëri. As nuk harron. Kështu ndodhi edhe me debatin mbi kohëzgjatjen e imunitetit kundër Sars Cov-2, te personat që e kalojnë atë. Mirëpo natyra bën punën e saj, pavarësisht nga paaftësia jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj! Ne mund të harrojmë, por natyra kujton. Kështu vepron edhe sistemi ynë imunitar. Kujton!”, shkruan eksperti i shëndetit publik në një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke e mbështetur paragrafin e mësipërm me studimin më të fundit, rezultatet e të cilit dolën dy ditë më parë në prestigjiozen “Science Immunology”.

Në studimin e freskët nga shtypi, autorët e institucioneve të shquara kërkimore australiane demonstrojnë qartësisht se të gjithë individët krijojnë qeliza B kujtese kundër Sarscov-2. Qelizat B të kujtesës ishin të pranishme deri në fund të studimit (242 ditë)”.

Sipas Alimehmetit, ky është studimi më i gjatë i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së imunitetit kujtesë deri më sot, pasi vetë pandemia ka zgjatur rreth dhjetë muaj deri më sot dhe autorët kanë studiuar ecurinë e imunitetit për tetë muaj deri tani. Kjo gjetje, për numrin 2 të Fakultetit të Mjekësisë, është lajm shumë i mirë, veçanërisht për personat që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, i cili mund të jetë edhe sinjal pozitiv për programin e vaksinimit.

Lexo edhe :  Reshje shiu dhe vranësira, ja si parashikohen temperaturat

Pra, ne, miqtë e mi mund të mos e njohim plotësisht apo të zgjedhim ta harrojmë natyrën, por kjo e fundit na njeh mirë dhe kujton… kujton gjithmonë”, citon Alimehmeti duke kujtuar rrjedhën e debateve në këto muaj mbi kohëzgjatjen e imunitetit te personat që e kalojnë virusin.

Sipas tij, e gjithë biseda u fokusua në mënyrë të mysët vetëm mbi praninë dhe nivelin e antitrupave qarkullues “IgM” dhe “IgG”, interesi iu kushtua kohëzgjatjes së pranisë së tyre në gjak, çka solli panik që ky nivel binte pas disa muajsh.

E gjitha kjo, duke harruar dhe lënë pas mënyrën se si funksionojnë mekanizmat imunitarë. Studimi foli ndryshe. Në gjithë kohëzgjatjen e tij, sistemi imunitar e njohu virusin.

Në kushtet kur nuk jemi në gjendje të masim imunitetin, sipas mjekut, mohuam vetë atë, duke e zeruar. Por këtë gjë nuk e bëri natyra, “pavarësisht nga natyra jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj”, nënvizon Alimehmeti.

Të fundit

Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor te Byniamin Hajro, i cili ka qenë...

21 Janari/ Si tentoi Berisha të blinte heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Vëllai i protestuesit të vrarë më 21 Janar, Hekuran Deda, u pyet sot (28 janar) në SPAK, teksa pritet nesër dëshmia e vëllait tjetër. Po...

Emigrantët në Shëngjin, 4 prej tyre do kthehen mbrëmjen e sotme në Itali, ja arsyeja

TIRANE- Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe...

‘Hiq çorapet e kuqe dhe martohu’, Rama tregon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS-së

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale në Universitetin e Tiranës, që do të shërbejë për praktikat...

Familjarët e Leo Sadikut kallëzim në Polici ndaj mjekëve të QSUT dhe Spitalit të Korçës

Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, kanë kallëzuar penalisht mjekët e QSUT, të cilët patën në...

Lajme të tjera

Web TV