Merkel kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë në muajin mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur sot se pret që në muajin mars të nisin negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takimin me kryeministrin Edi Rama, Merkel theksoi se të dyja vendet kanë patur arritje të mëdha.

“Në emër të qeverisë gjermane dua të them se ne i përmbahemi perspektivës europiane të Shqipërise dhe tëBallkanit perëndimor. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe që para se gjithash në Këshill, në mars, të nisin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet kanë arritje të mëdha, edhe në Këshillin e fundit ne folem për këtë dhe shpresojmë që në mars të marrim rezultatet që dëshirojmë. Nuk është në interes vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe në interesin tonë dhe të gjithëve që këto vende të bëjnë pjesë në BE. Ai që e njeh situatën e përgjithshme e di mirë që, është mirë që një ditë këto shtete të bëhen anëtare të BE-së. Meqenëse Komisioni i ri Europian thekson kriteret politike ka më shumë arsye për t’a çuar përpara këtë proces”, u shpreh Merkel.

Kancelarja e Gjermanisë kërkoi përmbylljen e reformës në drejtësi.

“Ne do të flasim për disa çështje, marrëdhëniet dy palëshe, ato ekonomike, kursi i reformave. Më lejoni të them se janë arritur shumë gjëra në lidhje me reformën në drejtesi. Kjo duhet të vazhdojë që reforma në drejtësi të përmbyllet, është e një rëndësie të veçante për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Angela Merkel.

Merkel dha mbështetje edhe për planin e rindërtimit për zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Lexo edhe :  Spiropali merr pjesë në kremtimet e Katedrales Katolike dhe Orthodokse në Tiranë!

“Për mua është një nevojë e veçantë që përballë termetit të 26 nëntorit në Shqipëri, ku shumë njerëz humbën strehen dhe pati një numër të lartë viktimash, të organizohet konferenca e donatorëve dhe Gjermania do të marrë pjesë aty. Bashkëpunimi dhe ndihma në rajon ishin impresionuese, megjithatë tërmeti ishte goditje e rëndë për Shqipërinë”, tha Merkel.

Rama-Merkel në konferencë, flasin për planin e rindërtimit

Të fundit

Shqiptarët po shkojnë drejt ‘Shqipërisë Etnike’; serbët, grekët dhe maqedonasit në alarm!

Nga Spartak Ngjela Kjo i ka shqetësuar shumë edhe Serbët edhe Grekët edhe Maqedoninë Sllave, si pushtues historikë të territoreve...

Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezë natën e ndërrimit të viteve

Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit...

Jozefina Topalli fton Diasporën: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria është e jona!

Drejtuesja e PD për Diasporën Jozefina Topalli, gjatë një takimi me shqiptarët e Firenzes iu bëri thirrje atyre që të regjistrohen për të votuar. Topalli...

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

Ekonomia botërore po përballet me sfida që pritet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mirëqenien globale 1. Donald Trump 2.0 fillon në janar Mënyra se si...

Ja si do të jetë moti në këtë fund dhjetori, dhe si pritet të nisë 2025

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje...

Lajme të tjera

Web TV