Shqipëria plotëson kushtet, gati për në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Shqipëria plotëson kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare

Balla: Plotësisht të përkushtuar ndaj reformave, jo sepse i kërkon BE

Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në ka bërë me dije se Shqipëria ka plotësuar kushtet për në konferencën e parë ndërqeveritare. Ai tha se Gjykata Kushtetuese, reforma Zgjedhore, ngritja e SPAK dhe BKH, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë plotësuar, megjithatë puna nuk duhet të ndalet, pasi sipas tij “topi është në fushën e Shqipërisë dhe jo të BE-së”.  “Viti 2020 ishte i vështirë, BE kishte në zhvillim e sipër miratimin e tre dosjeve madhore, marrëveshja për daljen e Britanisë, miratimi i buxhetit afatgjatë, dhe me pllakosjen e pandemisë kishte planin e rimëkëmbjes. Me këto 3 dosje të mëdha, vend të veçantë zinte dhe paketa e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu. Në 2018 komisioni propozoi hapjen e negociatave, dështimi i unionit për të marrë vendi pozitiv në 2019, u konsiderua nga kryeministri italian si ‘gabim historik’. Në 2020 Këshilli vendosi hapjen e negociatave, pas këtij vendimi objektiv mbetet, mbajtja e konferencës së parë qeveritare. Vendimi politik për hapjen e negociatave u mor 25 mars 2020, konferenca e parë do të mbahej sa më shpejt, kështu ishte e shkruar, deri atëherë vendi duhet të ketë përmbushur kërkesat specifike. Bazuar në ndarjen e qartë se jo të gjitha kërkesat e renditura duhet të përmbushen para konferencës së parë, u hartuan masat për caktimin e prioriteteve, sipas këtij këndvështrimi plani i veprimin përcaktoi hapat që duhet të përmbushete Miratimi i Reformës Zgjedhore, sipas OSBE-ODIHR, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, Ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi kundër luftës se Korrupsionit. Këshilli i 25 marsit përcaktoi dhe përparësi të tjera. Puna konkrete ishte vijimi pa u ndalur i reformave”, tha Mazi. Mirëpo, në ndryshim nga Mazi, Rudina Hajdari në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se vendi ka bërë hapa pas rrugën drejt Bashkimit Europian. Ajo solli në vëmendje përgjimet e anti-mafias italiane, sipas së cilët kur këto politikanë të vihen para drejtësisë atëherë Shqipëria do të ketë një vend në BE. Hajdari shtoi se ekziston frika se krimi do të kapë zgjedhjet e 25 prillit. Kjo deklaratë u cilësua nga deputetja e mazhorancës, Vasilika Hysi si e papërshtatshme për t’u thënë në Këshill, por shtoi se mund ta mirëkuptonte për shkak të mungesës së eksperiencës. Një gjë e tillë u pa si ofendim nga ana e Hajdarit e cila iu përgjigj me një gjuhë të ashpër, duke thënë se “detyrës si kryetare të këtij Komisioni e bën siç ajo ka zgjedhur”. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka deklaruar se qeveria dhe Kuvendi do të vijojnë me reformat, jo sepse janë kushte nga BE, por sepse është një borxh ndaj qytetarëve. “Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave, jo sepse BE po i kërkon ato, por sepse ua kemi borxh qytetarëve tanë të cilët në totalitetin e tyre, rreth 98%, mbështesin proceset integruese të vendit. Madje pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë të bindur që reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit janë të duhura dhe për të mirën e vendit. Për këtë qëllim nuk ka dhe nuk do të ketë tërheqje pas në rrugën e reformave ku Reforma në drejtësi do të vijojë të mbetet prioritet”, tha Balla. Ai tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet që të marrë rolin që i takon të kontrolluesit dhe të monitoruesit të institucioneve të tjera. “Jo pa qëllim ky takim mbi monitorimin e ecurisë në realizimin e përparësive të lëna nga Këshilli i BE-së zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Sa here me jepet mundesia ne kete Keshill,do vazhdoj ta nenvizoj faktin se në një moment historik në të cilin ndodhet vendi, Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon të kontrolluesit dhe të monitoruesit të institucioneve të tjera për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit”, nënvizoi Balla.

Të fundit

Përshkallëzohen tensionet, hidhet molotov te protesta para bashkisë

Militantë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, duke rrezikuar...

Humb ndjenjat një efektiv policie në protestën para bashkisë, largohet nga kolegët

Një efektiv policie është ndjerë keq e më pas ka humbur ndjenjat. Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij. Ende nuk dihet gjendja...

Si do bëhet mbyllja e kontratave/ Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Kush përfiton rritje page/ Detajet nga indeksimi i pensioneve

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka folur për rritjen e pagave në sektorin publik. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Çoçoli shprehet se të...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet social freezing, për ta dalluar nga ngrirja...

Lajme të tjera

Web TV