Pse ndodh të infektohesh edhe pasi je vaksinuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë prej vaksinave të prodhuara deri tani nuk garanton mbrojtje të plotë nga Covid-19. Mund ta kesh bërë vaksinën dhe sërish të infektohesh dhe kjo është provuar në disa raste deri tani.

Senatori republican Stephen Lych në SHBA u infektua pasi bëri dozën e dytë të vaksinës. Rick Pitino, basketbollist i njohur amerikan, doli pozitiv pas dozës së parë.  E njëjta gjë i ndodhi edhe epidemiologut Pëllumb Pipero në Shqipëri.

Cilat janë arsyet që na bëjnë vulnerabël ndaj Covid-19 edhe pasi kemi marrë vaksinën?

Koha mes vaksinimit dhe mbrojtjes

Duhen disa ditë që vaksina të hyjë në veprim. Ekspertët shpjegojnë se ajo që njihet si përgjigje imunitare kërkon disa ditë kohë që të zhvillohet. Vaksina Pfizer ka treguar 52% mbrojtje 14 ditë pas dozës së parë.

Vaksina parandalon shumë, por jo plotësisht

Mund t’i kesh bërë të dyja dozat dhe sërish të infektohesh. Sigurisht, janë raste të rralla, por megjithatë hyjnë në atë 5% e vaksinës Pfizer apo 4% e Moderna-s.

Parandalohet sëmundja, por infeksioni mbetet i paqartë

Është ende e paqartë sa mund ta parandalojë vaksina infeksionin. Ekspertët thonë se ka gjasa që ne të infektohemi dhe të mos zhvillojmë simptoma, megjithëse kjo nuk dihet saktësisht në çfarë mase ndodh.

Vaksina nuk ka fuqi prapavepruese

Mund të ndodhë të kesh qenë pozitiv pa e ditur dhe të vaksinohesh. Në momentin që bën vaksinën, infeksioni është i pranishëm në trup dhe vaksina nuk e lufton dot.

Variantet e reja

Ka dyshime, pasi shkenca nuk ka ende një përgjigje përfundimtare, se vaksina nuk është njësoj efektive ndaj varianteve të reja të Covid-19. Këto të fundit janë shfaqur të gjitha pasi pjesa më e madhe e vaksinave ishin zhvilluar, prandaj imuniteti që ato gjenerojnë nuk dihet saktësisht nëse është i mjaftueshëm.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV