Mjekët demaskojnë videon që po shpërndahet në WhatsApp për t’i shpëtuar Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët paralajmërojnë njerëzit që të mos provojnë trendin që po përhapet me mesazhe në WhatsApp, sipas të cilit thithja e avullit të mbron nga Covid.

Ekspertët i quajnë të rreme pretendimet e videove të që po qarkullojnë në rrjetin social, se thithja e avullit përmes gojës dhe hundës mund të vrasë virusin para se të arrijë në mushkëri.

Një video thuhet se metoda do të ‘na shpëtojë të gjithëve’ nga infeksioni. Mjekët në Britani kanë reaguar dhe janë shprehur kundër kësaj praktike, duke theksuar se thithja e avullit në të vërtetë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, pasi mund të djegë rrugët e frymëmarrjes.

Eksperti Andrew Goddard tha për BBC: “I bëj thirrje kujtdo që e shikon këtë video ta injorojë, nuk ka asnjë provë që thithja e avullit funksionon dhe nga ana tjetër ka prova se do t’ju dëmtojë”.

Në maj të vitit të kaluar, një fondacion në Britani zbuloi se rreth gjysma e qendrave të djegies në Angli po shihnin një rritje të incidenteve që lidheshin me thithjen e avullit.

Të fundit

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi...

Lajme të tjera

Web TV