“Në fund të 2022 asnjë gjurmë nga tërmeti”, Rama për rindërtimin: Ata që hyjnë në lagjet e reja ndjehen shumë më mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisdim me qytetarët e Tiranës ku e ka nisur me Rindërtimin.

Rama ka siguruar ata që do të hyjnë në lagjet e reja të Rindërtimit, do të ndjehen shumë më mirë se aty ku kanë jetuar ëmë parë.

Sipas tij Rindërtimi po e kthen fatkeqësinë në një mundësi shumë më të madhe, për të pasur kushte shumë më të mira sa i përket shërbimeve.

Ai madje ka thënë se aty ku ka mundësi të rindërtohet pallati aty ku është prishur, po bëhet, ndërsa aty ku nuk ia vlen banorëve po u jepet një mundësi e re.

”Unë besoj që është e natyrshme që secili të ketë atë ngurrimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat, ëpr shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion, me atë komunitet të s’postohet në një shtëpi tjetër ku ndërtohet një lagje krejt e re. Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth.

Lagjet e reja që ndërtohet tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira. Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti.

Ajo që po bëjmë në të gjitha qytetet e goditura, është që aty ku është e mundur dhe ka arsye për të rindërtuar pallatin aty ku është prishur, kjo bëhet.

Lexo edhe :  Bixhozi, ekonomia dhe tradhtia, shkaqet kryesore të divorceve!

Në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh, ndërsa ty ku nuk ia vlen ,për vetë cilësinë e mjedisit, banorëve i jepet mundësia për një shtëpi të re e lagje të re.”- tha Rama.

Të fundit

Koalicioni PD-PL/ Meta nga “313-ta” tek lista e sigurt e Berishës

Ish-Presidenti Ilir Meta duket se do ta fitojë mandatin për deputetet nga qelia. Sali Berisha, aleati i tij besnik,...

Diaspora, regjistrim dhe votim edhe me dokumente të skaduara

Të gjithë emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe pse mund të kenë një dokumentet e identifikimi jashtë afatit. Qeveria vendosi...

Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan! Ja faktorët

Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e...

Shqipëria, destinacioni i ngjashëm me Maldivet me ujërat më të pastra në Evropë

Është e vështirë të mos pëlqesh të udhëtosh për pushime, por, sipas blogerëve të udhëtimeve, ekziston një vend që mund të dëshironi ta vizitoni...

Lajme të tjera

Web TV