Ja gjendjet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje në stomak menjëherë pas ngrënies

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjëja e fundit që do donit pasi keni shijuar një vakt të shijshëm është dhimbja e barkut, por që është e pashmangshme. Një nga arsyet është disepsia, një fjalë më e moderuar për mostretjen. Dispepsia shkakton dhimbje abdominale dhe fryrje. Sipas ekspertëve, një në katër njerëz përjetojnë dispepsi në një moment. Ndërsa mostretja është për një kohë të shkurtër dhe të shpejtë, ju mund të keni dhimbje stomaku pasi ngrënies për disa arsye shëndetësore. Këto janë 4 gjendjet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje në stomak menjëherë pas ngrënies:

Sëmundja e refluksit gastroezofageal 

E njohur ndryshe dhe si GERD, është një gjendje e cila ndodh kur acidi irriton mburojën e ezofagut, duke shkaktuar djegie dhe dhimbje stomaku gjatë

procesit të përpunimit të ushqimit, thonë ekspertët. Ka shumë mundësi që ju të vuani nga GERD nëse pëlqeni ushqime të nxehta ose pikante, pasi lejon dërgimin e acidit në ezofag. Nëse mendoni se vuani nga GERD, përpiquni të mos konsumoni ushqime pikante, kafeinë dhe alkool. Konsultohuni me mjekun nëse përsëri keni probleme.

Sindroma e zorrës së irrituar

Sindroma e zorrës së irrituar është një çrregullim që shkakton dhimbje në stomak, gazra, diarre dhe kapsllëk, si dhe dhimbje pas ngrënies. Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga kapsllëku ose diarreja, është mirë të kontrolloheni nga një mjek i specializuar.

Sëmundja celiake

Sëmundja celiake është reaksion imun ndaj konsumimit të produkteve gluten dhe ndikon në mënyra të ndryshme. Në këtë rast kemi probleme me zorrën e hollë pas konsumimit të glutenit. Personat të cilët janë jo tolerant ndaj glutenit, mund të kenë diarre ose gazra.

Vuani nga ulcera

Nëse keni gjithmonë dhimbje pas ngrënies, dhe vuani gjithashtu nga anemia, keni të përziera, probleme me kalimin e ushqimit, gjakderdhje në jashtëqitje dhe keni rënë shumë në peshë, të gjitha këto shenja mund të paralajmërojnë se jeni duke vuajtur nga ulcera. Ndonjëherë, dhimbjet janë kalimtare, por nëse janë të vazhdueshme dhe pas çdo vakti, është mirë të konsultoheni me një mjek.

Lexo edhe :  STUDIMI: Miliona njerëz të moshës së mesme janë obezë

/revista living

Të fundit

Botox me banane: Trajtimi me zero para që thonë se ju rinon 10 vite

Botox, shiringa dhe një faturë e majme te dermatologu? Jo faleminderit. Për të pasur lëkurë të butë dhe të...

Pas denoncimit në Rai3, zbarkon në SPAK sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë

Pas publikimit të dokumentarit nga Rai3 si i implikuar në paktin e emigrantëve në marrëveshjen Rama-Meloni, Engjëll Agaçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në...

‘Mirror’: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë...

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë fundjavës në vendin tonë dhe në rajon. Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë...

A duhet t’ua shposh veshët bebeve?

Ka shumë diskutime dhe teori për këtë temë, pasi shumë prindër vendosin që në një pikë të vendosin vathë në veshët e fëmijëve edhe...

Lajme të tjera

Web TV