Champions League në pritje të finalistes së dytë, Chelsea dhe Real Madrid ‘përplasin brirët’ në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Champions League do të mësojë mbrëmjen e sotme finalisten e dytë të kompeticion, me Real Madrid dhe Chelsea që do të përplasin ‘brirët’ në “Stamford Bridge”. Sfida e parë u mbyll barazim me golat e Pulisic dhe Benzema.

Ky rezultat i jep përparësi anglezëve që përveçse luajnë në shtëpi, kanë avantazhin e golit në fushë kundërshtare dhe nëse sfida sot mbyllet me rrjeta të paprekura, blutë kalojnë në finale.

Pas ardhjes së Thomas Tuchel, Chelsea ka ndryshuar fytyrë dhe përveç performancave të larta në kampionat ka surprizuar jo pak edhe në Champions. Megjithatë përballë ndodhen madrilenët e Zinedin Zidane, një trajner që çdo ndeshje të këtij kompeticioni e konsideron si finale dhe këtë e tregojnë edhe 3 titujt që ai ka fituar me Realin në CHL.

Vëmendje të veçantë do të ketë edhe ylli i madrilenëve, Eden Hazard që shpërthimin e tij në karrierë e pati pikërisht me Chelsean. Sot do të jetë hera e parë që ai luan kundër ‘Bluve të Londrës’ dhe sigurisht që vëmendja më e madhe do të jetë pikërisht tek numri 7, i cili shpesh është kushtëzuar nga dëmtimet. Kanë qenë pikërisht këto të fundit ato që e kanë penguar yllin belg të tregojë potencialin e tij të vërtetë.

Pritet një sfidë tejet interesante dhe me dinamizëm, me Chelsea që ka zgjedhur një formacion difensiv me 3-4-2-1, ndërsa Reali me klasiken 4-3-3.

Këto janë edhe formacionet zyrtare nga skuadrat:

Të fundit

Marina Vjollca rikthehet në ekran, ky është emisioni ku do ta shohim çdo mbrëmje

Marina Vjollca do të rikthehet në ekran shumë më shpejt nga ç’prisnim. Rreth një vit pasi mbylli me sukses...

Shabani: Është thyer miti që partitë e reja nuk fitojnë

Kryetar i Nismës “Thurje”, Endrit Shabani në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se tashmë SPAK-u është një faktor i ri i...

Shabani: Rama do e pengojë drejtësinë bashkë me votat e opozitës

Endrit Shabani, Kryetar i Nismës “Thurje”, në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Edi Ramës i duhet të ndryshojë Kushtetutën për...

A mund të rrezikojë pushtetin e Ramës? Lapaj: Kemi mundësi për…

Adriatik Lapaj nga Lëvizja Shqipëria Bëhet, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar mundësitë e partive të reja kundër dy partive të mëdha...

Egla Ceno “u shërua“ dhe nis ironinë: Unë nuk kam K-ra…

Fituesja e edicionit të tretë të “BBV”, Egla Ceno, ka qenë një ndër emrat më të komentuar kudo në rrjet përgjatë këtyre ditëve. Pas daljes...

Lajme të tjera

Web TV