Liverpool dhe City zhgënjejnë në shtëpi, Chelsea mposht Newcastle dhe merr kreun e Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet e javës së 10 të Premier League kanë dhuruar spektakël. Kampionët në fuqi të Manchester City humbën 0-2 në shtëpi me Crystal Palace, duke kompromentuar kështu luftën për titull.

Zaha shënoi për miqtë që në minutën e gjashtë, ndërsa në limitet e pjesës së parë vendasit e Cityt mbesin me 10 vetë, pasi Laporte ndëshkohet me karton të kuq. Jesus barazon në mesin e pjesës së dytë, por anulohet për jashtë loje. Gallagher në fund shënon golin e dytë dhe “vret” ndeshjen.

Edhe Liverpool nuk merr dot pikët e plota, ndaj Brighton nuk shkon më shumë se 2-2. Edhe pse të Kuqtë ishin në avantazh të dy gola, shënuar nga Henderson dhe Mane, nuk arritën dot ta mbanin avantazhin, apo të shënonin një të tretë kur rezultati i barazua.

Ndërsa Chelsea fiton 3-0 në transfertë ndaj Newcastle. Blutë e Londrës vuajnë në pjesën e parë, por në të dytën shënojnë tre gola, dy herë me James dhe njëherë me penallti me Jorginho. Southampton i Brojës merr 3 pikë me vlerë në fitoren 0-1 në fushën e Watford, ndërsa Burnley mposht 3-1 Brentford.

Të fundit

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

“Xibraka”/ Rama sulmon Bardhin: Çingia është në SPAK për kallëzim të rremë

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për rihapjen...

Lajme të tjera

Web TV