Mblidhet Kuvendi i thirrur nga Berisha por çdo gjë është ‘mjegull’, pse s’janë të ftuar vëzhgues të paanshëm?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të marrësh vesh se çfarë po ndodh deri në këto momente në stadiumin Air Albania është e pamundur! Është një situatë paradoksale duke parë numrin e lartë të mediave informative dhe të gazetarëve që janë në transmetim live dhe vrapojnë mes militantësh dhe delegatësh të kuptojnë: Sa Delegatë të PD-së janë prezent? Të vetmet shifra i ofron PD e Berishës dhe media e familjes së tij. Gjithë mediat e tjera janë në kaos verifikimi dhe mjaftohen me skemën që është ofruar nga organizatorët dhe nga shifrat e tyre. Një ekran i madh projekton numrin e delegatëve që Berisha dhe të tijët pretendojnë se janë ata. Asnjë vëzhgues i paanshëm as nga partitë motra të PPE, ku PD aderon. Asnjë mundësi për të verifikuar nëse ata që projektohen si numër delegatësh janë realisht delegatë dhe kartat e tyre të identitetit janë të përsonave që janë në stadium. Njerëzit që kanë akuzuar përherë “manipulime” të zgjedhjeve, sot po organizojnë situatën më kaotike të trasparencës në një betejë kaq të rëndësishme brenda partisë më të madhe në opozitë.

Sigurisht, siç jemi mësuar, forumi i “Foltores” do ta arrijë kuorumin e dëshiruar për të bërë atë që ëndërron dhe ndoshta si në 1996 do të ketë më shumë vota se sa votues, por asnjë gazetar, deri më tani, nuk është lejuar të jetë në vijën e parë të verifikimit të numrave që po shpallen dhe të dokumenteve të tyre. Në epokën e teknologjisë, celularëve, skenave të luksit e projektorëve megagalaktikë, errësira ka rënë pikërisht aty, perdet janë të rënda dhe të patejdukshme pikërisht në informacionin që përbën diferencën: A janë vërtetë delegatë ata që do të votojnë? A ka me të vërtetë Berisha shumicën e PD-së me vete? Deri në momentin që kjo gjë të kuptohet qartë, nën dritë të diellit, të telekamerave, mund të themi se Berisha dhe ndjekësit e tij, po gatuan atë që ka ditur e di ta bëjë mirë: mjegull, mungesë informacioni e transparence për të parë e kuptuar mirë. /Shqiptarja

Të fundit

Mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij...

CO2 shënon një rritje 10 herë më të madhe në 50 000 vitet e fundit

Shkalla e rritjes së dyoksidit të karbonit atmosferik është aktualisht 10 herë më e shpejtë se në çdo kohë në 50 000 vitet e...

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024

Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet 93.5 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Juli apo Meritoni? Ja cili nga banorët shpallet finalisti i dytë i BBV3

Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP. Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale...

Lajme të tjera

Web TV