Sa kilogramë shtojnë mesatarisht njerëzit gjatë festave të fundvitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës.

Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë të larta.

Nepsi për bakllava, trigona, mish, sallatë ruse e gjithçka të mirë të gatuar prej amvisave duararta, është në nivele të larta të në këtë periudhë.

Kësisoj, rreziku i shëndoshjes është i madh.

Sipas studimeve, pesha e një njeriu mund të shtohet me deri në 0.6 përqind gjatë Dhjetorit.

Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjeve, gjë që nxjerr në pah faktin se kur vjen puna tek festat, njerëzit heqin dorë nga dieta.

Pesha e Festave Që Eliminohet Me Vështirësi

Studimet tregojnë se eliminimi i kilogramëve të tepërt të marra gjatë kësaj periudhe është një proces shumë i vështirë dhe me kalimin e viteve pesha akumulohet me një ritëm më të shpejtë.

Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org thonë se nëse dëshironi të qëndroni në formë në festa, nuk duhet ta braktisni palestrën as edhe një ditë.

Nëse i përmbaheni rutinës suaj të shëndetshme të aktivitetit fizik ndonëse i dorëzoheni nepsit, do ta keni më të lehtë për të mos shtuar në peshë.

Një mënyrë se si t’i shmangeni konsumit të ushqimeve të mbetura të natës së vitit të ri, është që t’i hidhni ato në plehra, në mënyrë që mos të tundoheni.

Mënyra Më e Mirë Për Të Humbur Peshë Në Dimër

Studimet thonë se kryerja e aktiviteteve fizike në temperaturë të ftohtë, nxit djegien e më shumë kalorive dhe rrjedhimisht rënien nga pesha.

Niveli i kalorive të djegura gjatë një aktiviteti me intensitet mesatar fizik arrin deri në 34 përqind, kur ai kryhet në temperaturë nga 14-20 gradë.

Lexo edhe :  Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Mund ta keni vënë re që në dimër, ecja e shpejtë ju lë të plogësht dhe të uritur.

Një gjë e tillë nuk ndodh në pranverë ose në temperature të ngrohta.

Temperaturat e ftohta nxisin metabolizmin të punojë më fort që të mbajë trupin të ngrohta.

Thënë shkoqur, nëse dëshironi të humbisni në peshë, ecni shpejt, vraponi dhe stërvituni në të ftohtë.

Të fundit

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

“Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Ndarja e një qelie të pistë me dhjetëra të tjerësh, mungesa e vazhdueshme e gjumit, qeli me drita ndezur 24 orë në ditë, higjienë...

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën...

Lajme të tjera

Web TV