Dashuria ndjenjë universale, por traditat e festimit të ndryshme në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten më 14 shkurt, njerëzit nga e gjithë bota do të festojnë Shën Valentinin. Ata do e mbushin njëri-tjetrin me dashuri, dhurata apo edhe gjeste simbolike.

Zakonisht preferohet të dhurohen çokollata shoqëruar në këtë ditë, por traditat ndryshojnë shumë në çdo vend të botës.

Nga Brazili në Japoni, këtu janë disa nga praktikat konvencionale që zhvillohen në përkujtim të Ditës së Shën Valentinit.

Brazil

Në Brazil, Shën Valentini nuk festohet më 14 shkurt. Brazilianët festojnë një ditë tjetër në qershor të quajtur “Dia dos Namorados” e cila përkthehet si “Dita e të dashuruarve”. Arsyeja pse dita tradicionale e Shën Valentinit nuk festohet në Brazil është sepse zakonisht bie gjatë javës së Karnavaleve, e cila është një nga ngjarjet më të mëdha në vend.

Francë

Tradita e shkrimit të letrave të dashurisë në këtë ditë është e përhapur në të gjithë botën. E kjo traditë e ka origjinën nga Franca ku janë shkruar letrat e para në shekullin e 15-të. Letra e parë e regjistruar u shkrua nga nga Duka francez i Orleans, i cili i dërgoi letra dhe poezi gruas së tij në Francë, ndërsa gjendej i burgosur në kullën e Londrës në vitin 1415.

Filipinet

Vitet e fundit, është bërë gjithnjë e më e popullarizuar që dasma në masë të mbahet në Filipine në Ditën e Shën Valentinit. Kjo traditë vjetore kryhet për të ndihmuar të fejuarit të cilët nuk janë në gjendje të paguajnë për ceremonitë e tyre të dasmës. Në shkurt 2016, 350 çifte u martuan në një martesë masive civile të mbajtur në një gjimnaz basketbolli në Manila, kryeqyteti i Filipineve. “Shumë nga këta njerëz janë këtu sepse duan të zyrtarizojnë marrëdhëniet e tyre, por nuk kanë para as të paguajnë një kishë për t’u martuar,” tha Joey Cabresa, drejtori i zyrës së regjistrave të Manila.

Lexo edhe :  8 mënyra (të provuara) për të patur më shumë fat!

Kinë

Njerëzit zakonisht festojnë ditën e Shën Valentinit Kinez duke dhuruar lule, çokollata dhe dhurata të tjera për dashuritë e tyre, në vend që të bëjnë zakonet tradicionale.

Finlandë

Ndërsa Dita e Shën Valentinit përgjithësisht perceptohet si një festë e dashurisë romantike, në Finlandë nuk ndodh kështu. Më 14 shkurt finlandezët festojnë “Ditën e Miqësisë”. “Në finlandisht, Dita e Shën Valentinit quhet ystävänpäivä (fjalë për fjalë” Dita e Mikut “) dhe, siç thotë vetë emri, ideja është të festojmë me miqtë.

Japoni

Në Japoni ditën e Shën Valentinit janë gratë ato që duhet ti bëjnë dhurata partnerëve të tyre, të cilët një muaj më vonë duhet t’i kthejnë dhuratën. “Një tjetër gjë që duhet të theksohet në lidhje me ditën e Shën Valentinit në Japoni është që gratë jo vetëm që japin çokollatë për burrat për të cilët kanë ndjenja romantike, por edhe anëtarët meshkuj e tjerë të familjes./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:The Indipendent

Të fundit

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Lajme të tjera

Web TV