“Strategu më i madh dhe i mençur i gjeneratës sime!” Mozzik poston “selfie” me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vëllezërit Aliaj, ose të njohur nga emrat e artit Getinjo dhe Mozzik nuk kanë hezituar të tregojnë mbështetje për politikanë të caktuar. Ata shumë shpesh përmes postimeve në rrjetet sociale kanë treguar mbështetjen ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli të cilët ndodhen në burgun e Hagës.

Por, Mozzik gëzon vlerësime të mëdha edhe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Reperi ka ndarë një selfie të shkrepur së fundmi me kreun e qeverisë në Instagram duke e cilësuar atë si strategun më të mençur dhe të madh të gjeneratës së tij.

“Mendimet dhe pëlqimet për njerëzit në politikë gjithmonë i kemi të llojllojshme. Por, strateg më të madh e të mençur se Edi Rama, të paktën gjenerata ime nuk e ka mbërritur. Qe thojnë do pleq: I përpiktë.” -shkruan Mozzik krah postimit.

Screenshot 2 81

Mozzik prej kohësh është përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe para zgjedhjeve parlamentare të vit të kaluar reperi e mbështeti edhe në rrjetet sociale. Madje, ai e shprehu simpatinë e tij, duke thënë se kjo parti e ka treguar veten dhe të mirat nuk duhet t’ia humbin askujt. Mirëpo, Mozzik tregoi më pas se respekton vullnetin e popullit. Ai nuk ngurroi të ndante një mesazh për qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti menjëherë pas formimit të kabinetit qeveritar, duke e përkrahur publikisht.

 

 

Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

Të fundit

Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në...

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore...

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë...

Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali. Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm...

Cila është sëmundja “e heshtur” e syrit? Ja dëmet e pakthyeshme në shikim

Në morinë e sëmundjeve të syrit, Glaukoma njihet si sëmundja “e heshtur” e të parit, pasi dëmtimet nuk evidentohen në fazat fillestare për shkak...

Lajme të tjera

Web TV