VIDEO/Theri me thikë babanë e 3 fëmijëve, pastaj pyet policët: A vdiq ai?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamerat e trupit të policëve kanë kapur pamje tronditëse teksa vrasësi pyet ata për t’u siguruar nëse viktima kishte vdekur apo jo.

Pamjet janë regjistruar gjatë momentit të arrestimit të vrasësit që goditi me thikë pronarin e një pub-i, në Liverpool.

Christian Thornton, babai i tre fëmijëve u godit me thikë nga Lee Abbott, pasi ai e ndaloi atë të hynte në pub.

Lee Abbott e sulmoi pronarin e pub-it me një thikë të madhe kuzhine, duke i shkaktuar atij 11-plagë përfshirë një në zemër e cila ishte fatale.

Pas sulmit të tmerrshëm, vrasësi u largua nga vendngjarja dhe shkoi në shtëpinë e një miku, ku lau rrobat me gjak dhe i vuri në një ngrohëse për t’i tharë. Por pak më shumë se një orë pas vrasjes, pasditen e 11 gushtit të kaluar, policia e armatosur bastisi banesën dhe e arrestoi atë.

Pamjet tronditëse tregojnë Abbott pasi del nga shtëpia i prangosur dhe pasi konfirmon emrin e tij ai pranoi dhe krimin që kishte kryer.

 “A ka vdekur ai? Do t’ju them të vërtetën, po unë e vrava atë”.

Kur policia i thotë pse po arrestohet, vrasësi përgjigjet: “Nuk ke nevojë për ndonjë provë, unë e godita me thikë”./Fjala.al

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV