E rrallë/ Gjendet luftanija amerikane e Luftës II Botërore në ujërat e Filipineve (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një luftanije amerikane e fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore është zbuluar në rreth 7,000 metra thellësi pranë Filipineve, duke u bërë rrënoja më e thellë e zbuluar ndonjëherë.

Anija Samuel B Roberts u fundos gjatë një beteje pranë ishullit qendror Samar më 25 tetor 1944, kur Filipinet ishin një koloni e SHBA, të pushtuara nga Japonia.

Një mjet zhytës me ekuipazh filmoi dhe fotografoi trupin e dëmtuar të anijes, në një seri zhytjesh këtë muaj nga kompania e Texas, Caladan Oceanic.

Imazhet tregojnë lëshueset e silurave të anijes dhe topin kryesor në pjesën e përparme të kuvertës.

“Kjo është rrënoja më e thellë që është zbuluar dhe mbikqyrur ndonjëherë”, tha kreu i kompanisë Victor Vescovo, i cili drejtonte mjetin e zhytjes.
“Kjo anije e vogël u përball me luftanijet e mëdha japoneze  dhe luftoi deri në fund,” tha ai.

Sipas të dhënave të SHBA,  luftanija Sammy B lundroi për tre ditë duke pritur përforcime derisa të mbijetuarit vdiqën nga plagët e tyre ose sulmet e peshkaqenëve.

Nga ekuipazhi prej 224 marinarësh, 89 vdiqën në luftimet e disa ditëve mes marinës së SHBA me forcat japoneze.

Sammy B ishte një nga katër luftanijet e SHBA që u fundos në luftimet e 25 tetorit, sipas të dhënave.

Të fundit

Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,...

Rreth 67% e kredive janë për blerje banese

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të larta. Gjysma e dytë e 2024...

Bebe Rexha reagon pas përhapjes së fotove në gjendje jo të mirë

Bebe Rexha ka reaguar e indinjuar pas publikimit të disa fotove të saj që qarkulluan në rrjet, ku shihej me një pamje jo të...

Veliaj zbardh detaje nga seanca në GJKKO: Im bir, jetim me vendim gjykate!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka zbardhur detaje nga seanca...

Silvinjo do të largohet nga Shqipëria? Tekniku kuqezi është kontaktuar nga…

Ka pasur shumë spekulime për një kalim të mundshëm të trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, në klubin brazilian Botafogo. Thuhet se pronari i klubit...

Lajme të tjera

Web TV