Rama kritika të forta për pushtetarët në Prishtinë: Janë dritë-shkurtër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama, që ka vizituar Moskën si kryetari i OSBE-së deklaroi se me ministrin e jashtëm rus, Lavrov, ka prekur tema të nxehta, që kanë interes edhe për Shqipërinë, siç është Kosova.

Rama kritikoi pushtetarët në Prishtinë, duke thënë se ata janë dritë-shkurtër, pasi nuk mbështesin dialogun Kosovë – Serbi.

Biseda ka qenë shumë interesante. Patjetër që biseda në Moskë në pikëpamjen për të arritur rezultate hyn ndër gjërat më të vështira. Bëhet fjalë të jesh përkrah një personaliteti botëror të diplomacisë. Më vjen mirë që biseda ka zgjatur.

Unë jam përpjekur që të preken pikat nevralgjike të një tërësie çështjesh. Nuk mund të presësh që në një takim, sado i suksesshëm të jetë, të ketë ndryshime të dukshme, por e rëndësishme është që palët të kenë sensibilizim.

Ne jemi në një pozicion shumë delikat si shqiptar, se ne për shkak të disa dritë-shkurtër në Prishtinë, nuk po duam dialogun, kur ky dialogim na duhet”, tha Rama.

Rama u shpreh se kushdo që nuk do dialogun mes Kosovës e Serbisë, po ndjek në fakt një  strategji tragjike, duke nënvizuar se shqiptarët duhet të dëgjojnë Amerikën në disa politika të drejta.

Duhet të dialogojmë, sepse Serbia ka humbur luftën, ne kemi fituar. Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë.

Moska e ka parë gjithmonë Serbinë si viktimë, por në të vërtetë Serbia ka qenë agresore. Kjo është një tragjedi nga pikëpamja strategjike dhe unë shpresoj që kjo trajektore do të korrigjohet. 

Ideja se shqiptarët mund të refuzojnë edhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse”, tha Rama në një prononcim për “Real Story”.

Të fundit

A do të pranonte 1 milion dollarë për s*ks? Ja si përgjigjet Rike Roçi

Rike Roçi e ka një përgjigje për një pyetje të sikletshme. Dje, teksa ishte e ftuar në emisionin "Ndryshe",...

Denaj:Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore, një vlerësim i punës së emigrantëve

Mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë në Itali pritet të përfitojnë  njohjen e  viteve të punës së tyre, nëpërmjet marrëveshjes mes dy vendeve, e...

E keni ditur? Mos e hani ushqimin shpejt pasi rrezikoni shumë

Për shkak edhe të stilit të jetesës, ngrënia shpejt është bërë një praktikë e përditshme e shumë njerëzve, të cilët nuk po e kuptojnë...

“Keni ngrënë dreka dhe darka jashtë”, a e ka mik Jul Deda babain e Heidit?

Françeska Murati duket se është e bindur se Julian Deda dhe babai i Heidi Bacit, njihen jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Teksa aktori...

Pas presidentes edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Vendin tim e quaj si ta dua

Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryeministri Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV